RRETH 3 – 5% E POPULLSISË DO TË ZHVILLOJNË SËMUNDJE AUTOIMUNE

NË MBARË BOTËN RRETH 3 – 5% E POPULLSISË KA GJASA TË ZHVILLOJNË SËMUNDJE AUTOIMUNE

Sëmundja auto-imune (AI) ndodh kur sistemi juaj imunitar nuk është në gjendje të bëjë dallimin midis indeve të shëndetshme dhe qelizave potencialisht të dëmshme, kështu që gabimisht sulmon veten, duke prekur një ose më shumë organe. Megjithëse mënyra se si ndodh kjo nuk është plotësisht e kuptuar, faktorët mjedisorë si mënyra e jetesës dhe dieta mund të jenë shkaktarë, si dhe mikrobioma e zorrëve, e cila, kur është jashtë ekuilibrit, mund të shkaktojë humbje të aftësisë së sistemit imunitar për të dalluar mes vetes dhe jo-vetes.

 

TË JESH GRUA ËSHTË NJË FAKTOR I MADH I RREZIKUT

Çrregullimet auto-imune po shtohen tek gratë. Ato në veçanti janë në rrezik më të madh për faktin se kanë dy kromozome X, ndërsa burrat kanë vetëm një. Kjo në thelb dyfishon gjenet e pranishme në kromozomin X, duke rritur shanset për një numër më të madh mutacionesh që mund të ndodhin. Dhe meqenëse një kromozom X vjen nga babai juaj, ekziston mundësia që të shihet si një substancë e huaj që pushton trupin tuaj dhe mund të shkaktojë një përgjigje imune të cilën e shkakton trupin juaj për ta sulmuar gabimisht veten.

Sëmundjet auto-imune tek gratë gjithashtu mund t’i atribuohen sistemeve të tyre imunitare që kanë nevojë për të krijuar kushte për shtatzëninë. Edhe pse placenta është një organ që rritet brenda mitrës suaj, ajo është krijuar nga fëmija juaj. Për më tepër, gjysma e ADN-së së foshnjës suaj vjen nga babai i foshnjës tuaj. Pra, të dy këto elemente janë “të huaj” për trupin tuaj. Për të siguruar që trupi mos të dëmtojë placentën ose foshnjën tuaj, sistemi juaj imunitar ndrydhet në mënyrë që të parandalojë që ai të refuzojë, apo dështojë foshnjën.

Dhe këtu është çelësi: Për shkak se gratë sot kanë më pak fëmijë se sa një shekull më parë, ato kalojnë shumë më pak kohë shtatzënie. Më pak shtatzëni do të thotë që sistemi imunitar i grave nuk është mbajtur nën kontroll duke u shtypur aq shpesh sa ka qenë i ndrydhur më parë, dhe kjo bën që sistemi imunitar kërkojë diçka për të sulmuar, shkruan portali AJO.

 

FAKTORË TJERË TË RREZIKUT TË SËMUNDJES AUTO-IMUNE

Disa sëmundje të AI janë për shkak të gjenetikës, por disa janë të parandalueshme. Edhe pse duhet shumë më tepër kohë që evolucioni i trupit tonë të arrijë stilin tonë aktual të jetesës, ka shumë gjëra që mund të bëjmë ndërkohë për të zbutur rrezikun e zhvillimit të AI.

Reduktimi faktorëve të rrezikut mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të AI si:

Stresi: Studimet kanë zbuluar se deri në 80% e njerëzve me AI raportuan stres të vazhdueshëm emocional, fizik ose ndërpersonal përpara fillimit të sëmundjes. Lëshimi i kortizolit, hormonit të stresit mund të shkaktojë inflamacion, i cili është një përgjigje imune. Stresi i tepërt mund të të çojë në AI.

Dieta: Ajo që hani ndikon si në përbërjen ashtu edhe në funksionin e mikrobiomës suaj të zorrëve. Mikrobioma e zorrëve rregullon zhvillimin dhe funksionin e sistemit tuaj imunitar. Një çekuilibër në mikrobiom mund të rezultojë nga ekspozimi ndaj faktorëve të ndryshëm mjedisorë, duke përfshirë dietën, toksinat, ilaçet dhe patogjenët – duke shkaktuar inflamacion lokal dhe sistematik që ju nxit për zhvillimin e një AI.

Mjedisi: Sistemi juaj imunitar ka evoluar duke pritur çdoherë në cak ndonjë ngarkesë të caktuar parazitësh. Në komunitetet e industrializuara, ekspozimi ndaj këtyre parazitëve është zvogëluar, kështu që sistemi imunitar ka më pak objektiva të huaj. Me këtë ngarkesë të reduktuar, sistemi imunitar ndonjëherë mund të sulmojë veten.

Mungesa e lëndëve ushqyese: Vitaminat thelbësore dhe elementet bazë nevojiten që sistemi juaj imunitar të funksionojë siç duhet. Seleni është një mikronutrient thelbësor që luan një rol kyç në rregullimin e sistemit tuaj imunitar duke punuar për të ndihmuar në parandalimin e dëmtimit të inflamacionit në trupin tuaj. Vitamina D ka një rol të madh në ruajtjen e shëndetit të kockave, por gjithashtu ka një rol në funksionin kompleks rregullues që mban sistemin imunitar të balancuar. Ai funksionon si hormon në shumë mënyra, dhe një pjesë e konsiderueshme e popullsisë ka mungesë të vitaminës D.

Si mundet dieta të parandalojë sëmundjen e auto-imunitetit?

Për shkak se të gjithë, sigurisht nuk keni kontroll mbi gjenetikën tuaj, linja juaj e parë e mbrojtjes kundër zhvillimit të sëmundjeve autoimune ose parandalimit të një gjendjeje tjetër autoimune është rritja e marrjes së ushqimeve të pasura me lëndë ushqyese.

Parandalimi i sëmundjes autoimune fillon me dietë. Synoni të përfshini sa më shumë nga lista:

Vitamina A nga patatet e ëmbla, karotat, zarzavatet me gjethe të errëta, peshku dhe mëlçia;

Vitaminat B nga mëlçia, sardelet, mishi i kuq (viçi), vezët dhe majaja ushqyese;

Vitamina K2 nga perimet me gjethe jeshile, gjalpi i ushqyer me bar dhe ushqimet e fermentuara si lakër turshi dhe zarzavate të fermentuara;

Omega 3 nga peshqit yndyrorë si salmoni dhe skumbri, dhe nga arrat, chia, liri dhe farat e kërpit;

Hekuri nga mishi i kuq, peshku i egër, fasulet, zarzavatet me gjethe të errëta dhe bizelet;

Magnezi nga spinaqi, drithi, farat e kungullit, bajamet, fasulet e zeza, avokado dhe bananet;

Zinku nga viçi i ushqyer me bar, kefiri, qengji, qiqrat, farat e kungullit, shqemet dhe pluhuri i kakaos;

Vitamina D nga yndyrat shtazore dhe dietike;

Seleni nga arrat braziliane, toni, shojza e kërpudhave, sardelet, viçi i ushqyer me bar, mëlçia e viçit, pula, vezët dhe spinaqi;

Të ushqyerit adekuat, menaxhimi i stresit, ushtrimet apo ecja në natyrë si dhe gjumi i mjaftueshëm janë thelbësore për të ndihmuar në parandalimin e AI apo sëmundjes autoimune. Ne nuk mund të ndryshojmë gjenetikën tonë, por mund të bëjmë çmos që të jetojmë mirë dhe të ushqehemi shëndetshëm.

Gazetare Fjolla Telai

Portali AJO

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.