RRITET NUMRI I TË PREKURVE NGA DIABETI, SHQETËSUESE RASTET NË RRITJE TE FËMIJËT

RRITET NUMRI I TË PREKURVE NGA DIABETI, SHQETËSUESE RASTET NË RRITJE TE FËMIJËT

Të dhënat e shoqatave të diabetikëve janë shqetësuese në lidhje më shifrat të cilat janë vazhdimisht në rritje të numrit të pacientëve me diabet ndërsa problemet e tyre mbeten të njëjta. Pandemia e  Covid 19 dhe e gjithë periudha e kaluar në një kohë krize kanë nxitur më tej rritjen ose të paktën kështu pretendojnë të prekurit drejtpërdrejt. Por më alarmant është numri i fëmijëve të prekur nga diabeti dhe dyfishimi i tij shihet në klinika. Ndërsa nuk parashikohet që situata të jetë më e mirë as këtë vit.

Tek fëmijët por edhe në përgjithësi ka pasur një ndikim të madh kovidi dhe jo vetëm në vendin tonë por në mbarë botën. Rritja e numrit të personave me diabet të tipit 1 është dramatike. Nëse deri para dy vitesh kishim mesatarisht 30 deri në 40 fëmijë në vit, vitin e kaluar në klinikën e pediatrisë janë diagnostikuar 70 fëmijë. Këtë vit vetëm deri më tani kemi 30 fëmijë me diabet të tipit 1”, thotë Natasha Despotovska-Dimitrievska – kryetare e Shoqatës për Diabet të Fëmijëve Balance mk.

Leave a Reply

Your email address will not be published.