RRITET PËR 37,6 PËR QIND NUMRI I PËRGJITHSHËM I RASTEVE ME COVID-19 KRAHASUAR ME JAVËN E KALUAR

Rritet për 37,6 për qind numri I përgjithshëm i rasteve me Covid-19 krahasuar me javën e kaluar, ndërsa numri i fataliteteve rritet për në 35 për qind, thuhet në raportin e fundit javor të Institutit të Shëndetit Publik për periudhën nga 27 dhjetori deri më 2 janar.

“ Janë raportuar 57 vdekje në 16 qytete që në përqindje është 35.7% më shumë nga java e kaluar. Për sa i përket moshës, shumica e të vdekurve i përkasin grupmoshës mbi 60 vjeç, 6 persona të vdekur janë regjistruar me moshën 50-59 vjeç, 2 persona në grupmoshën 40-49 vjeç, një person nga grupmosha 30 -39 vjeç. “ shkruhet në raportin e ISHP-së.

Gjatë javës së kaluar janë raportuar gjithsej 133 riinfeksione, që është tre herë më shumë se një javë më parë. Shumica e pacientëve janë të moshës 30-39 vjeç gjë që e bën këtë kategori më të prekur nga virusi ose 23,4 për qind. Ndërsa numri më i ulët i të infektuarve regjistrohet tek fëmijët nga mosha 0 deri në 9 vjeç, ose 2,8 për qind. Rritje të numrit të pacientëve ka në të gjitha grupmoshat derisa rritje më e madhe shënohet në grupmoshën 20 deri në 29 vjeç. Numri i të shtruarve në spital është ulur me 20.2 për qind krahasuar me javën e kaluar, prej të cilëve 151 janë me mbështetje oksigjeni, që është 17.9 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar. Javën e kaluar janë shëruar 1691 persona që janë të shtruar në spital apo trajtohen në shtëpi. /Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.