SA KUSHTON SHËNDETI MENSTRUAL?

Çdo e katërta grua apo vajzë ka munguar në punë për shkak të dhembjeve të shkaktuara nga menstruacionet. Nga ana tjetër çdo e treta nxënëse ka munguar në shkollë për shkak të ciklit menstrual. 57% nga gratë dhe vajzat thonë që zakonisht mungojnë një ditë të muajit, ndërsa diku rreth një të pestat e tyre mungojnë dy ditë gjatë muajit. Nëse viti shkollor zgjat 9 muaj kjo do të thotë se gjatë 4 viteve të shkollës së mesme nxënëset humbin në përqindje 36 ditë shkollore ose një muaj shkollim për shkak të ciklit menstrual.

Këto janë të dhëna prej statistikave të përgjithshme për të drejtën menstruale të realizuar nga Shoqata e qytetarëve për promovimin e aktiviteteve të grave “TIIIIT! INK” dhe” Hulumtimi-reaktor në aksion” ku janë përfshirë 2.696 gra dhe vajza.

  • Sa kushton shëndeti menstrual?

Sipas të dhënave nga hulumtimi, çdo grua shpenzon 265 denarë për mjete ppër kujdesin e higjienës menstruale. Për një vit gratë shpenzojnë rreth 3.186 denarë në produkte menstruale. Nëse periudha reproduktive e grave zgjat nga 12 deri në 52 vjet, atëherë gratë shpenzojnë rreth 127.459 denarë për produkte menstruale gjatë vitit.

Ndërsa ka edhe shpenzime shtesë për ilaçe të cilat përdoren kundër dhembjeve gjatë ciklit menstrual. Një grua në to shpenzon 150 denarë gjatë muajit, ndërsa gjatë viti shpenzon rreth 1.802 denarë për barëra. Ndërsa gjatë jetës së përgjithshme reproduktive në përqindje shpenzon rreth 72.110 denarë kundër dhembjeve menstruale.

Sipas hulumtimit në përqindje, një grua shpenzon 199.569 denarë gjatë tërë jetës reproduktive për produkte menstruale dhe ilaçe kundër dhembjeve menstruale.

  • Sa do ti kushtonte shtetit të siguron produkte falas për ciklin menstrual në shkolla?

Sipas studimeve, për të siguruar produkte për të gjitha nxënëset në shkolla fillore dhe të mesme për një muaj janë të nevojshme 17.106.618 denarë, derisa për një vit kjo shifër shkon në 205.279.415 denarë. Sa për ilustrim shpenzimet vjetore për sigurimin e produkteve menstruale përbëjnë 0.8% të mjeteve të planifikuara në buxhetin e RMV-së për vitin 2021. Ështe e rëndësisë së veçantë të theksohet se planifikimet dhe përqindjet paraqesin skenar “maksimal” e cila ka për bazë çmimin blerës në treg të produkteve, pa asnjë lehtësim, theksohet në studim.

Krahas shpenzimeve enorme në të cilat janë të ekspozuara gratë gjatë jetës reproduktive 71% nga ato nuk janë të njohura me konceptin varfëri menstruale. Ky është një rezultat alarmant nëse merret parasysh se pyetësori kryesisht përbëhet nga gra dhe vajza të reja dhe të shkolluara. Ajo e cila deri diku na jep shpresë është fakti që një pjesë e tyre dinë të sqarojnë për konceptin i cili tregon që janë të vetëdijshme për çmimin e shëndetit menstrual dhe faktin që pjesë e grave dhe vajzave mund të kenë higjienë personale të mirë, thuhet në studim.

Shumë nga të hulumtuarat përgjigjen se kur kanë pas ciklin e parë menstrual janë ndjerë të hutuara, çdo e treta është ndjerë e frikësuar ndërsa çdo e katërta e turpëruar. Përafërsisht çdo e pesta janë përgjigjur që kanë fshehur kohë të gjatë ciklin menstrual.

“Nuk kisha dëshirë të pajtohem me faktin se do të ndodh çdo muaj, me vite”

 

“Kam menduar se jam e sëmurë. Prita të jetë e kaltër si në reklamat për pambuk. “

 

“Mendoja se a thua gjatë tërë vitit duhet të duroj dhembje të tilla, çdo muaj. “

Janë vetëm disa nga përgjigjet e grave dhe vajzave gjatë hulumtimit në lidhje me ciklin e parë menstrual.

Projekti dhe studimi për të drejtën menstruale është I mbështetur nga “CIVICA Mobilitas” dhe FRIDA-Fondi për feministe të reja. 

Gazetare Leunora Kaliqi

Leave a Reply

Your email address will not be published.