SHUMË VAJZA PO HYJNË NË PUBERTET TË HERSHËM-EKPSERTËT TREGOJNË PSE

SHUMË VAJZA PO HYJNË NË PUBERTET TË HERSHËM-EKPSERTËT TREGOJNË PSE

Vajzat në Amerikë po e përjetojnë pubertetin në një moshë më të hershme nga sa prisnin biologët dhe besohet se kjo shkaktohet nga një kombinim i normave të rritura të obezitetit, prevalenca e kimikateve të përdorura në plastikë dhe stresi që vajzat përjetojnë në jetën e përditshme.

“Ekspertët kanë zbuluar se vajzat në Amerikë përjetojnë pubertetin në një moshë më të hershme sesa prisnin biologët dhe besojnë se shkaktohet nga një kombinim i rritjes së obezitetit, prevalenca e kimikateve të përdorura në plastikë dhe stresi që vajzat përjetojnë në jetën e përditshme shkruan” Times.” Megjithatë, ato ende nuk janë plotësisht të sigurtë apo unanim për arsyet e vërteta të këtij fenomeni.

Fenomenin e zbului për herë të parë Dr. Marcia Herman-Giddens, një eksperte e shëndetit publik në Universitetin e Karolinës së Veriut, e cila filloi të mbledhë të dhëna për më shumë se 17,000 vajza në mesin e viteve 1990. Ajo zbuloi se mosha mesatare në fillimin e pubertetit bie në rreth 10 vjet dhe disa vajza hyjnë në pubertet që në moshën gjashtë vjeç. Ekspertët paralajmërojnë se vajzat që kalojnë pubertetin e hershëm janë të ekspozuara në rritjen e rrezikut për zhvillimin e kancereve të shumëfishta dhe vuajtjes nga problemet psikologjike.

Herman-Giddens e cila punonte si drejtoreshë e Ekipit të Abuzimit të Fëmijëve në Universitetin Duke, vuri re në atë kohë se shumë vajza të dhunuara filluan të zhvilloheshin në moshën gjashtë ose shtatë vjeç. Një studim i vitit 1997 nga Hermann-Giddens mbi shqetësimet e saj rreth asaj që ajo pa, ndryshoi fushën mjekësore dhe kuptimin mjekësor të pubertetit tek vajzat. “Unë nuk mendoj se ka shumë dyshime sot se mbipesha është një faktor kryesor për pubertetin e hershëm,” tha për “Times” Dr. Natalie Shaw, një endokrinologe pediatrike, megjithëse ajo beson se ka faktorë të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.