SI TA RUANI SHËNDETIN E MËLÇISË?

SI TA RUANI SHËNDETIN E MËLÇISË?

Mëlçia është një organ që kryen një sërë detyrash dhe funksionesh në organizëm, duke nisur që nga prodhimi i proteinave, kolesterolit, ruajtjes së vitaminave, mineraleve dhe karbohidrateve. Ajo shpërbën toksinat që shoqërojnë alkoolin, ilaçet apo nënproduktet natyrale të metabolizmit. Mbajtja në formë e mëlçisë është tejet e rëndësishme për shëndetin prandaj me anë të disa ushqimeve mund të ruajmë shëndetin e mëlçisë.

 

ÇAJI- konsiderohet si i dobishëm për shëndetin, por studimet kanë treguar se ai është plotë vlera veçanërisht për mëlçinë. Një studim zbuloi se pirja e 5-10 filxhanëve me çaj mali në ditë përmirësonte treguesit e shëndetit të mëlçisë në gjak.

 

BORONICAT- Përmbajnë anthocianinë, antioksidantë që u japin këtyre frutave të pyllit ngjyrat e tyre të veçanta. Këto antioksidantë ofrojnë shumë vlera shëndetësore. Konsumi i këtyre frutave për 3-4 javë e mbron mëlçinë nga dëmtimet. Për më tepër, boronicat rrisin ndërveprimin e qelizave imunitare dhe enzimave antioksiduese.

RRUSHI-Veçanërisht ai me ngjyrë të kuqe ose vjollcë përmban një sërë substancash mirëbërëse siç është resveratroli që ka një larmi vlerash për shëndetin e njeriut. Shumë studime kanë treguar se rrushi dhe lëngu i tij ndihmojnë mëlçinë.

LËNGU I PANXHARIT-Është një burim nitrati dhe antioksidantësh që mbajnë emrin betalainë që mundet të përmirësojë shëndetin kardiovaskular dhe pakësojë dëmin oksidues dhe inflamacionin. Është e arsyeshme të mendohet që ngrënia e panxharit në vetvete ka të njëjtat efekte shëndetsore. Lëngun e panxharit mund ta përgatisni vetë në shtëpi.

PERIMET- Si lakra e vogël, brokoli ose barishtet janë të njohura për përmbajtjen e lartë të fibrës dhe shijen karakteristike. Ato kanë substanca bimore mjaft të rëndësishme. Ekstraktet e lakrës së vogël dhe brokolit rrisin nivelet e enzimave detoksifikuese dhe mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet.

ARRORËT- Janë të pasur me yndyra, substanca bimore dhe ushqyes duke përfshirë këtu vitaminën E, një antioksidant i fuqishëm. Kjo larmi përbërësish i jep organizmit, veçanërisht zemrës dhe mëlçisë shëndet të mirë.

PESHQIT- Kanë një nivel të lartë yndyre janë të mirë për mëlçinë. Studimet kanë treguar se ato ndihmojnë në parandalimin e akumulimit të yndyrave të rrezikshme, ruajnë nivelin e enzimave, luftojnë inflamacionin dhe përmirësojnë rezistencën e insulinës.

VAJI I ULLIRIT-Konsiderohet i shëndetshëm, sepse ka shumë vlera dhe ndikim në shëndetin e zemrës dhe të metabolizmit. Ky vaj ka ndikim pozitiv në mëlçi. Akumulimi i yndyrave në mëlçi është faza e parë e sëmundjes së saj. Ndaj ndikimi i vajit të ullirit në shëndetin e mëlçisë, por edhe aspekteve të tjera të shëndetit, e bën atë të rëndësishëm për një ushqyerje të shëndetshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.