SI TË PËRGATISNI NË SHTËPI PRODUKT HIGJIENIK JO TË DËMSHËM POR EFEKTIV

SI TË PËRGATISNI NË SHTËPI PRODUKT HIGJIENIK JO TË DËMSHËM POR EFEKTIV

Shumë nga produktet higjienike që përdorim për të pastruar shtëpinë përmbajnë kimikate të dëmshme dhe gërryese që nuk janë të sigurta për t’u përdorur kur kemi fëmijë në shtëpi, në veçanti kur ata janë të vegjël dhe rrëshqasin në dysheme apo kapin gjësende të ndryshme.

Ju sjellim një zgjidhje alternative për produktin higjienik shtëpiak jo toksik, veprimi i të cilit nuk është aq gërryes sepse është natyral dhe nuk ndikon negativisht tek fëmijët dhe mjedisi ynë.

Në një shishe që spërkatë përzieni 2/3 ujë të distiluar, 3 lugë çaji sodë buke, 2 lugë gjelle acid të bardhë dhe një limon të shtrydhur si dhe mund të shtoni disa pika vaj esencial agrume ose vanilje.

Nëse mendoni për erën e acidit ajo do të zhduket pas ditës së parë. Ky produkt është i shkëlqyeshëm për pastrimin e të gjitha sipërfaqeve. Është e rëndësishme të fshini sipërfaqen me një leckë të thatë dhe do të keni një rezultat të shkëlqyer.

Pse përbërësit në këtë produkt janë të shkëlqyera për pastrim?

Soda e bukës pastron dhe vepron si largues erërave, zbut ujin dhe pastron njollat;

Limoni është një nga acidet më të forta në ushqim dhe është efektiv në luftimin e baktereve më kokëfortë në shtëpi;

Acidi i bardhë pastron yndyrat, largon mykun, heq njollat ​​dhe dezinfekton.

Leave a Reply

Your email address will not be published.