SI TË RREZITENI PA E DËMTUAR LËKURËN?

SI TË RREZITENI PA E DËMTUAR LËKURËN?

Me ardhjen e qershorit fillojnë edhe planet për pushime në plazhë. Kjo lind nevojën që të jeni sa më të kujdesshëm për lëkurën tuaj duke shpëtuar nga djegja e diellit.

Dermatologu nga Londra, Hiba Injibar, është shprehur se duhet ndryshuar ideja e një para-rrezitjeje.

“Në realitet, nxirja është një shenjë e dëmtimit të lëkurës nga rrezatimi i tepërt ultravjollcë (UV). Kur lëkura është e ekspozuar ndaj rrezatimit UV, ajo prodhon melaninë, pigment që i jep lëkurës ngjyrën e saj”, ka thënë ai.

Dermatologu ka treguar se sa krem dielli duhet të mbajë trupi juaj gjatë rrezitjes, shkruan The Sun.

“Rekomandohet të aplikoni 2 miligramë krem kundër diellit për centimetër katror të lëkurës së ekspozuar. Për një zonë të trupit, qafën, aplikoni mjaftueshëm krem kundër diellit për të mbuluar dy gishta në zonën që mbroni”, tha tutje ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.