SI TË ZBUTNI DHIMBJET MENSTRUALE?

SI TË ZBUTNI DHIMBJET MENSTRUALE?

Dhimbjet e ciklit menstrual janë vërtet të padurueshme për shumicën e grave dhe vajzave. Kontrolli mjekësor kur keni dhimbje të forta është I domosdoshëm ngase këto dhimbje të forta mund të jenë shenjë e ndonjë problemi shëndetësor siç është endometrioza apo infeksioni i mitrës.

Ndërsa për të zbutur dhimbjet e zakonshme konsumoni më tepër karota apo ushqime që përmbajnë karoten dhe vitamina A dhe C, këto elemente ndihmojnë lehtësimin e rrjedhjes së ciklit menstrual. Gjithashtu bëni mirë t’u rezistoni çokollatave dhe biskotave pasi sheqeri dhe yndyra rrit nivelin e estrogjenit i cili u përgjigjet dhimbjeve të tilla. Bëni një dush të nxehtë pasi i nxehti i bën mirë trupit dhe dhimbja do të zbutet.

Gjatë këtyre ditëve rekomandohet të pini ujë sa më shumë dhe të mos konsumoni pije alkoolike. Çaji i ndryshëm i ngrohtë do t’iu vijë në ndihmë në këtë periudhë të vështirë pasi ai ka ndikim relaksues.

Leave a Reply

Your email address will not be published.