SPECI I KUQ I JEP SHIJE GATIMEVE DHE SJELL PËRFITIME SHËNDETËSORE

SPECI I KUQ I JEP SHIJE GATIMEVE DHE SJELL PËRFITIME SHËNDETËSORE

Speci i kuq i grimcuar u jep gatimeve edhe shumë përfitime në organizëm, por ai ndikon edhe në qetësimin e stomakut. Speci mund të parandalojë edhe krijimin e ulcerave. Kjo ndodh për shkak të kapsaicinës, e cila pengon sekretimin e acidit të stomakut dhe stimulon prodhimin e lëndëve që mbrojnë stomakun, të cilat ndihmojnë në parandalimin dhe shërimin e ulcerave. Poashtu mbron shëndetin e zemrës.

Speci i kuq djegës, ka treguar se redukton kolesterolin në gjak, nivelet e triglicerideve dhe grumbullimin e trombociteve. Ndërkohë ai rrit aftësinë e trupit për të tretur fibrinën, një substancë përgjegjëse në krijimin e mpiksjeve të gjakut. E gjithë kjo ju jep një shëndet më të mirë kardiovaskular, duke ulur rrezikun e sulmit në zemër, embolisë pulmonare dhe goditjes në tru. Speci i kuq ndikon pozitivisht te personat me diabet. Antioksidantët si vitamina C dhe karotenoidet të pranishme tek speci djegës, mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak. Poashtu forcon sistemin imunitar. Ngjyra e ndritshme portokalli në të kuqe e specit, reflekton praninë e lartë në beta-karoten, e cila shndërrohet më pas në vitaminë A dhe ofron ndihmën e nevojshme në forcimin e imunitetit.

Gjithashtu speci i kuq i grimcuar mund t’ju bëjë të djersitni, gjë që rrit nevojën për të konsumuar ujë. Një mënyrë e cila ju ndihmon të qëndroni të hidratuar dhe të keni shëndet të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.