SPINAQI, LAKRA JESHILE DHE LULESHTRYDHET KANË MË SË SHUMTI PESTICIDE

SPINAQI, LAKRA JESHILE DHE LULESHTRYDHET KANË MË SË SHUMTI PESTICIDE

Spinaqi, lakra jeshile dhe Luleshtrydhet kryesojnë listën e këtij viti për ushqimet me më së shumti pesticide, bën të ditur Raporti vjetor i “Environmental Working Group”, një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për përmirësimin e shëndetit të njerëzve dhe mjedisit.  Renditja vjetore e frutave dhe perimeve, bazuar në sasinë e pesticideve të gjetura në mostrat e tyre, jep informacion të rëndësishëm në mënyrë që njerëzit të mund të bëjnë zgjedhjen e duhur rreth ushqimeve që blejnë.

Por nga ana tjetër, grupet e kultivuesve të produkteve organike dhe joorganike së bashku me disa dietologë, kundërshtojnë fuqishëm raportin. Rezultatet për vitin 2022 thonë se luleshtrydhet, perimet me gjethe jeshile, mollët, nektarinat, pjeshkët, rrushi, specat, qershitë, dardha, selinoja dhe domatet, rezultuan me shumë mbetje pesticidesh këtë vit. Ndërsa të pastër radhiten: avokado, misri i ëmbël, ananasi, qepët, papaja, bizelet e ngrira, asparagu, pjepri, kivi, lakra, kërpudhat, mango, shalqiri dhe patatet e ëmbla.

Aleanca për Ushqimin dhe Bujqësinë, një grup industrie që përfaqëson fermerët, kultivuesit dhe transportuesit organikë dhe jo organikë, kritikon raportin vjetor. Ata vënë në dukje se mbetjet e pesticideve në këto prodhime janë shumë të ulëta dhe se mbetjet e gjetura ishin brenda kufijve ligjorë. Por studiuesit që kryen këtë raport shprehen se dhe pse nivelet janë të ligjshme, kjo nuk do të thotë se ato janë plotësisht të sigurta. Qëllimi i renditjes është t’u japë njerëzve informacion në mënyrë që ata të zgjedhin cilësinë e produkteve që blejnë.

Por nga ana tjetër edhe pse raporti përdor mesazhe të forta, dietologët shprehen se bujqësia organike ashtu edhe ajo konvencionale përdorin pesticide për të mbrojtur prodhimin. Sipas tyre raporti mund t’i trembë njerëzit dhe t’i largojë ata nga konsumi i produkteve të dobishme për shëndetin e tyre./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.