SULMET NGA NXEHTËSIA DHE DIELLI JANË TË RREZIKSHME- MËSONI SIMPTOMAT E TYRE

SULMET NGA NXEHTËSIA DHE DIELLI JANË TË RREZIKSHME- MËSONI SIMPTOMAT E TYRE

Ekspozimi direkt në diell duhet të shmanget nga ora 10:00 deri në orën 17:00, veçanërisht fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit, pacientët me zemër dhe pacientët me sëmundje kronike.

Nxehtësia mund të shkaktojë rraskapitje dhe goditje të nxehtësisë dhe mund të përkeqësojë gjendjet ekzistuese, si sëmundjet kardiovaskulare, të frymëmarrjes, veshkave ose mendore, dhe këshillat nga institucionet shëndetësore duhet të ndiqen në temperatura të larta.

Në periudhën më të nxehtë të ditës duhet të shmangni daljen në natyrë dhe punën fizike si dhe rekomandohet përdorimi i rregullt i produkteve me faktor mbrojtës.

Ja shenjat e trupit që nuk duhet t’i injoroni.

Sulm nga nxehtësia

Kjo është pasoja më e rëndë e vapës së verës dhe simptomat janë:

  • dhimbje koke të forta;
  • nauze dhe marramendje;
  • temperaturë të lartë të trupit;
  • lëkurë e kuqe (pa djersitje);
  • humbja e vetëdijes;

Është e nevojshme të telefononi menjëherë një ambulancë.

Sulm nga dielli

Simptomat më të zakonshme janë:

  • lëkurë e thatë me një rritje të konsiderueshme të temperaturës së trupit;
  • dhimbje koke;
  • marramendje;
  • shqetësim;
  • konfuzion;
  • skuqje të fytyrës e ndjekur nga zhurma në vesh, probleme me shikimin dhe dobësi;

Në rastet më të rënda personi është i trullosur, me bebëza të zgjeruara, madje mund t’i bie të fikët. Pulsi është i shpejtë dhe frymëmarrja është e cekët dhe e shpejtë. Personi duhet të vendoset në hije sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ftohet gradualisht si në rastin e goditjes nga nxehtësia. Fëmijët dhe të moshuarit janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj goditjes nga dielli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.