TË JETUARIT SHËNDETSHËM ËSHTË GJË E MIRË, POR KUJDES NGA KALIMI NË SËMUNDJE

TË JETUARIT SHËNDETSHËM ËSHTË GJË E MIRË, POR KUJDES NGA KALIMI NË SËMUNDJE

Fanatikët e ushqimit të shëndetshëm që lejojnë në tryezën e tyre vetëm ushqim ‘të pastër’ dhe lëngje të shtrydhura mund të jenë viktima të një çrregullimi të rrezikshëm ushqimor i cili mund të çojë në kequshqyerje dhe madje deri në fatalitete. Njerëzit e fiksuar me përbërësit e pagatuar ose të papjekur, e me dieta të cilat përjashtojnë ushqimet e përpunuara, mund të shfaqin simptomat e një gjendjeje të supozuar të quajtur ‘orthorexia nervosa’.

Ndryshe nga anoreksia, ku personat që vuajnë nga ajo kufizojnë sasinë e ushqimit, individët me simptomat e orthorexia-s (rrjedh nga fjala greke ‘korrekte’), fiksohen me cilësinë dhe rregulla të rrepta të brendshme. Por udhëzimet e ngurta të brendshme – të cilat edhe mund të përjashtojnë grupe të tëra ushqimi – mund të rezultojnë në letargji, humbje peshe dhe nivele të rrezikshme të kequshqyerjes ndërkohë që individi është nën besimin e gabuar se po udhëheq një mënyrë jetese të shëndetshme.

Disa ekspertë kanë vënë në dukje se orthorexia mund të lidhet me çrregullimet obsesivo-kompulsive për shkak të theksit të ngjashëm me kontrollin dhe ritualet. Numri i personave me këto simptoma po pëson rritje të vazhdueshme. Sekreti është sërish ekuilibri mes të jetuarit shëndetshëm, pa shkuar në limite.

Leave a Reply

Your email address will not be published.