TEMPERATURAT E LARTA NDIKOJNË NË RRITJEN E TENSIONIT TË GJAKUT

TEMPERATURAT E LARTA NDIKOJNË NË RRITJEN E TENSIONIT TË GJAKUT

Shkaktarët e tensionit të lartë të gjakut janë të lidhur fort me shumë faktorë të stilit të jetesës ku përfshihet ushqyerja dhe aktiviteti fizik. Megjithatë, ekspertët thonë se temperaturat mund të ndikojnë gjithashtu tek tensioni i gjakut. Sipas tyre, moti i nxehtë dhe ekspozimi në diell për një kohë të gjatë mund të ulë tensionin e lartë të gjakut. Ata shpjegojnë se përgjithësisht, tensioni i gjakut është më i lartë në dimër dhe më i ulët në verë.

Temperaturat e larta në stinën e verës shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut ndërkohë që vetë trupi përpiqet të ulë temperaturën e brendshme. Një gjë e tillë shkakton një rënie të nivelit të tensionit të gjakut. Në mot të ftohtë nga ana tjetër, enët e gjakut ngushtohen dhe tensioni është më i lartë. Përpos të tjerave, shtimi në peshë dhe mungesa e aktivitetit fizik në dimër rrit tensionin e gjakut, thonë ekspertët. Temperaturat e larta nxisin trupin të djersijë më shumë për të ruajtur temperaturën e brendshme. Kjo do të thotë që organizmi humbet më shumë lëngje se zakonisht dhe një gjë e tillë mund të shkaktojë një rënie të tensionit të gjakut. Një gjë e tillë shkakton vështirësi tek njerëzit që vuajnë nga zemra.

Vapa e madhe mund të shkaktojë një barrë të rëndë tek zemra dhe qarkullimi i gjakut. Zemra rreh më shpejt dhe punon më fort të pompojë gjak i cili duhet të qarkullojë sa më pranë sipërfaqes së lëkurës për të përshpejtuar djersitjen. Gjaku trashet më shumë verë dhe bashkë me ndryshimet në nivelin e kolesterolit, kthehen në faktorë të rrezikshëm për shëndetin e zemrës. Shoqata Amerikane e Zemrës thonë se ekspozimi i vazhdueshëm për dy ditë me rradhë në temperaturat përvëluese të verës mund të rrisë rrezikun e vdekjes së parakohshme si pasojë e një problemi me zemër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.