USHQIMET QË DUHET TË KONSUMONI DHE TË SHMANGNI NËSE VUANI NGA ARTRITI

USHQIMET QË DUHET TË KONSUMONI DHE TË SHMANGNI NËSE VUANI NGA ARTRITI

Simptomat e artritit mund të variojnë nga zhgënjyese të lehta deri te dhimbshme të padurueshme. Fatkeqësisht, kjo gjendje është mjaft e zakonshme.

Edhe pse nuk ka shërim për artritin janë disa ushqime që janë zbuluar se ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve, ënjtjes dhe ngurtësimit të kyçeve. Nga ana tjetër, janë disa ushqime që duhen shmangur, por edhe zakone që duhet t’i hiqni menjëherë.

Shmangni ushqimet me sheqer të shtuar

“Një nga zakonet më të këqija është të hani ushqime të pasura me sheqer të shtuar, si ëmbëlsira, pije me sheqer dhe të ngjashme. Sheqeri shkakton inflamacion në trup dhe artriti përkeqësohet me inflamacionin sistemik”, tha dietologia Julie Upton për Eat This.

Shmangni ushqimet shumë të kripura

Megjithëse kripa mund të jetë një përmirësues efektiv i shijes, konsumimi i rregullt i ushqimeve të pasura me natrium mund të çojë në disa probleme shëndetësore. Kjo mund të variojë nga dhimbja e kokës dhe fryrja deri te presioni i lartë i gjakut dhe rritja e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për artritin, kripa mund të bëjë që qelizat të tërheqin ujin, gjë që përfundimisht mund të përkeqësojë ënjtjen. Përveç kësaj, kortikosteroidet, të përdorura zakonisht për të trajtuar artritin reumatoid, mund të bëjnë që trupi të mbajë më shumë natrium, sipas Fondacionit të Artritit.

Shmangni shumë yndyra të ngopura

Studimet kanë treguar se yndyrat e ngopura shkaktojnë inflamacion në indin dhjamor, si dhe se ato mund të dobësojnë kërcin në nyje.

“Përpiquni të kufizoni ose shmangni ushqimet e pasura me yndyrna të ngopura, të cilat janë kryesisht ushqime shtazore si mishi i kuq, gjalpi, djathi i plotë dhe produkte të tjera të qumështit me shumë yndyrë”, thotë Upton.

Hani më shumë ushqime me bazë bimore

Nuk ka asnjë të keqe të hani më shumë ushqime me bazë bimore – fruta, perime, bishtajore, arra dhe fara – këto janë ushqime që janë treguar të kenë efekte anti-inflamatore.

“Këto ushqime ndihmojnë në luftimin e inflamacionit sepse janë të pasura me antioksidantë dhe fibra, të cilat mund të ndihmojnë në promovimin e baktereve të shëndetshme të zorrëve. Studimet kanë treguar se njerëzit me artrit zakonisht kanë një numër të kufizuar bakteresh të zorrëve,” thekson dietologia Amy Shapiro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.