USHQIMET QË NDIHMOJNË NË ZHVILLIMIN E KOCKAVE TEK FËMIJËT

USHQIMET QË NDIHMOJNË NË ZHVILLIMIN E KOCKAVE TEK FËMIJËT

Produktet e qumështit si: Djathi, kosi, qumështi janë disa nga produktet më kryesore që mund të kontribuojnë në zgjatjen e trupit. Këto produkte përmbajnë vitaminat A, B, D dhe E, që janë të gjitha të nevojshme për zhvillimin dhe forcimin e kockave tek fëmijët por edhe tek të rriturit.

Mishi i pulës, poashtu përmban sasi të lartë të proteinës që ndihmon në zhvillimin e kockave. Të bardhat e vezës përmbajnë 100% proteina që ndihmojnë në rritjen e kockave. Ato përmbajnë gjithashtu edhe vitaminën B12 që mban trupin të shëndetshëm. Peshqit si salmoni, tuna janë të pasura me vitaminën D që luan rol kyç në zhvillimin e kockave, Vitamina D ndihmon gjithashtu në absorbimin e kalciumit që ndihmon në forcimin e kockave tek fëmijët.

Edhe bananet përmbajnë një sërë përfitimesh shëndetësore një prej të cilave është edhe forcimi i kockave. Bananet përmbajnë sasi të lartë të magnezit, kalciumit, kaliumit dhe probiotik të cilat janë lëndë ushqyese shumë të nevojshme për trupin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.