VDEKSHMËRIA E  LARTË NGA KOVID 19, SHKAK KOMORBIDITETET 

VDEKSHMËRIA E  LARTË NGA KOVID 19, SHKAK KOMORBIDITETET 

 Epidemiologu Sashko Ollumçev thotë se si shkak i përqindjes së lartë të vdekshmërive nga kovid 19 në vend janë sëmundjet që e bashkangjitura me sëmundjen kryesore. Sipas tij vaksina ndoshta nuk është 100% efektive, por mbron 50% nga sëmundja dhe ul hospitalizimet.  

 “Pjesa e madhe e vdekjeve të personave pozitiv me kovid, shkruhet arsyeja kryesor e ndërrimit të jetës se është virusi korona, edhe pse unë them se kjo nuk është kështu, pasi kemi pacientë me komorbiditet. Arsyeja kryesore për vdekjen ndoshta është edhe sëmundja kryesore, qoftë diabet, sëmundje kardiovaskulare e kështu me radhë, ndërkohë që pacienti ka qenë pozitiv me kovid dhe shkruhet se ka ndërruar jetë nga virusi, që apsolutisht nuk është e vërtetë.”– thotë epidemiologu Sashko Ollumçev. 

 Në vend nuk po dominon virusi omikron edhe pse nuk duhet nënvlerësuar pasiqë nuk manifestohet me pasqyrë të lehtë shëndetësore shton ai. Sipas mjekut Ollumçev simptomat e gripit sezonal janë të ngjashme me omicron e të cilat anashkalohen. Më problematike shikohet komibinimi I gripit sezonal me kovid. 

 “Nuk I kemi opsionet që kontrollet ti bëjmë tek mjekët amë, në labarator të bëhen teste të shpejta, I cili do të na jep orientimin se a bëhet fjalë për kovid, grip apo virus tjetër. Ne për momentin këtë mundësi nuk e kemi.” – thotë epidemiologu Sashko Ollumçev.  

 Epidemiologu Sashko Ollumçev vlerëson se për tu mbrojtur nga virusi njerëzit të gjithë duhet të zbatojnë masat mbrojtëse sikurse mbajtja e maskës dhe distanca, pasi çertifikatat janë vetëm letër në mungesë të vetëdijes së qytetarëve./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.