VETËM 17.4% E POPULLSISË SË BOTËS ËSHTË VAKSINUAR ME DY DOZA

Vetëm 17.4% e popullsisë së botës është vaksinuar me dy doza të vaksinës, ndërsa ende edhe pas nj viti nga fillimi i vaksinimit më 8 dhjetor 2020 në Britani ka vende që nuk kanë siguruar vaksina. Sipas Economist, në 191 vende janë shpërndarë 9.5 miliardë doza vaksinash, derisa katër vende nuk kanë filluar ende fushatën e vaksinimit. Deri më tani, 59.9% e popullsisë së botës mbi 12 vjeç kanë marrë një dozë të vaksinës kundër virusit korona. Përqindja e personave që kanë marrë të dyja dozat është 17.4%. Sipas kontinenteve Azia Lindore ka vaksinuar 79.3% të popullsisë, Amerika e Jugut: 77.1%, Bashkimi Europian: 73.1%, Amerika e Veriut: 72.6%, Azia Jugore: 63%, Oqeania: 62%, Pjesa tjetër e Europës: 56.5%, Amerika Qendrore: 51.2%, Azia Qendrore: 48.2% dhe Afrika Sub-Sahariane: 11.7%.

Leave a Reply

Your email address will not be published.