VITAMINA D ËSHTË ÇELËSI PËR MBROJTJE NGA VIRUSI KORONA, DËSHMOJNË HULUMTIMET

KËRKIMET E FUNDIT: Vitamina D është çelësi për mbrojtje nga virusi korona

Studimi, i botuar në revistën PLOS One zbuloi se rreth gjysma e numrit të personave që kishin mungesë të vitaminës D zhvilluan një formë të rëndë të Covid-19, krahasuar me më pak se 10 përqind të njerëzve që kishin nivele adekuate të vitaminës D në gjakun e tyre.

Ne e dimë se vitamina D është shumë e rëndësishme për shëndetin e kockave, por roli i saj në mbrojtjen kundër formës së rëndë të Covid-19 është më pak i njohur. Studimi i fundit është i pari që shqyrton nivelet e vitaminës D tek individët përpara se të infektohen me Covid-19, thonë autorët e studimit.

“Ne e pamë të mahnitshme të shohim ndryshimin midis rrezikut të një personi për sëmundje serioze kur ata kanë mungesë të vitaminës D në krahasim me një person që ka nivele të mjaftueshme të kësaj vitamine,” thanë autorët e studimit.

Autorët thonë se rezultatet sugjerojnë se vitamina D ndihmon në rritjen e sistemit imunitar për të luftuar viruset që pushtojnë sistemin e frymëmarrjes.

“Kjo është po aq e rëndësishme për omicron sa edhe për llojet e mëparshme,” thonë ata.

Studimet tregojnë se vitamina D mbron kundër Covid-19 dhe nuk është një dritë jeshile për shmangien e vaksinave. Sipas Agjencisë Britanike të Shëndetit dhe Sigurisë, vaksinat reduktojnë rrezikun e shtrimit në spital, veçanërisht pas një doze shtesë, deri në 90 për qind.

Vitamina D vjen më së shumti nga ekspozimi i drejtpërdrejtë i lëkurës ndaj rrezeve të diellit. Ajo gjendet gjithashtu në ushqime si peshku me vaj, kërpudhat, të verdhat e vezëve si dhe suplementet, shkruan Science Alert.

Leave a Reply

Your email address will not be published.