ZËRI I LARTË NGA KUFJET MUND TË SHKAKTOJË DËMTIM TË DËGJIMIT

Wireless earphone in the girl’s ear.

ZËRI I LARTË NGA KUFJET MUND TË SHKAKTOJË DËMTIM TË DËGJIMIT

Zëri i lartë nga kufjet mund të shkaktojë dëmtim të përkohshëm apo të përhershëm të dëgjimit, thonë mjekët. Përdorimi i kufjeve është shumë i përhapur sidomos te moshat e reja, por ekspertët alarmojnë se ekspozimi afatgjatë ndaj tingujve mbi 90 decibel, që arrijnë mesatarisht kufjet, mund të shkaktojë pasoja të përhershme.

Rekomandohet përdorimi i kufjeve që vendosen mbi vesh, ndërsa është e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje higjienës.

“Sipas rekomandimeve të OB të ORL-së, mbajtja e kufjeve për 8 orë me një intenzitet  prej 85 decibelëve  shkakton dëmtim të dëgjimit, por është në suazat e kohës  dhe intenzitetit të decibelëve i cili është i tolerueshëm. Cdo mbajtje mbi këtë  d.m.th shkakton humbje të dëgjimit. Jo vetëm që shkakton humbje të dëgjimit por shkakton  d.m.th edhe një zhurmë e cila paraqitet permanent në veshët e këtyre grupmoshave  vecanërisht grupmosha 13 deri 18 vjet”, thot specialisti i ORL-së, spec.dr. Nexhat Asani.

Ai njëherit thekson se traumat akustike mund të shkaktohen në rastet kur vie zëri me një intenzitet mbi 120 decibelë. Asani thotë se trauma akustike mund të shkaktohen edhe në disa vende të punës.

“Ata që punojnë në uzina metalprerës, tek punëtorët që punojnë në organizimin e koncerteve dhe diskotekave të cilët janë me zhurmësi jashzakonisht shumë të madhe edhe të cilët një kohëzgjatje e cila është d.m.th për disa muaj e vite. Duhet  patjetër ato punëtorë të vehen ekzaminim të matjes së dëgjimit në çdo gjashtë muaj për shkak se fillojnë të paraqesin simptomat e parë të traumës d.m.th të traumës akustike akute”, theksoi Asani.

Vështirësitë në të kuptuarit e të folurit pranë, zhurma në vesh, nervozizmi dhe dhimbjet e shpeshta të kokës janë disa nga simptomat më të zakonshme të humbjes së dëgjimit. /Ajo.mk

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.