A DUHET TË PINI KAFENË ME SHEQER APO PA SHEQER?

A DUHET TË PINI KAFENË ME SHEQER APO PA SHEQER?

Një studim britanik me 170.000 persona të shëndetshëm në të 50-at analizuan zakonet e tyre të pirjes së kafesë. Ata i ndanë njerëzit në kategori: ata që pinë kafe të ëmbël, ata që pinë kafe pa sheqer dhe ata që nuk e pinë fare. Ata zbuluan se pirja e dy deri në katër filxhanë kafe në ditë ishte alternativa më e mirë pavarësisht nëse përdornin sheqer në kafe apo jo.

Ata e shpjeguan në këtë mënyrë: ata që pinin kafe të pa ëmbëlsuar kishin deri në 29 për qind rrezik më të ulët të vdekjes së parakohshme në krahasim me ata që nuk e pinin fare, ndërsa kafeja e ëmbël shoqërohej me një rrezik 31 për qind më të ulët. Konsumuesi mesatar i kafesë që përdor sheqer në kafe shtoi vetëm rreth një lugë çaji sheqer, që është një dozë e kontrolluar dhe nuk përbën rrezik serioz, sipas shkencëtarëve. Kjo është shumë më pak se sasia e sheqerit të shtuar në kafetë e gatshme të shitura në zinxhirë të ndryshëm të shitjes me pakicë.

Ky hulumtim është pjesë e shumë studimeve që e lidhin kafenë me një sërë përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë jetëgjatësinë e përgjithshme dhe një rrezik më të ulët të depresionit ose diabetit. Përbërjet e kafesë besohet se reduktojnë inflamacionin, përshpejtojnë metabolizmin dhe përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.