ATA QË ZGJOHEN HERËT FITOJNË MË SHUMË-THONË STUDIMET

ATA QË ZGJOHEN HERËT FITOJNË MË SHUMË-THONË STUDIMET

Njerëzit që zgjohen në mëngjes kanë nivel produktiviteti, pagë dhe cilësi jete më të lartë krahasuar me ata që zgjohen vonë në mëngjes. Kështu ka konstatuar një studim i Amerisleep ku janë intervistuar 510 amerikan që zgjoheshin zakonisht mes orës 4:00-7:00 të mëngjesit dhe 506 njerëz që zgjoheshin mes orës 8:00-12:00 për të kuptuar se si ndikon orari i zgjimit në jetën tonë, nga humori tek paga.

Sipas studimit, njerëzit që ngriheshin nga krevati në agim, në orën 4:00 të mëngjesit, në 71% të rasteve u përgjigjën se ndiheshin “shumë produktivë”, krahasuar me njerëzit që flenë deri në 11:00. Ata janë njerëzit që kanë më pak gjasa të jenë produktivë, në vetëm në 36% të kohës.

Mesatarisht, ata që zgjohen në mëngjes herët fitojnë 45.725 dollarë në vit, thuajse 15 mijë dollarë më shumë krahasuar me pagën mesatare prej 30.835 dollarësh të njerëzve që zgjohen më vonë. Njerëzit që zgjohen në intervalet 4:00-5:00 të mëngjesit arrijnë maksimumin (respektivisht 48.582 dhe 48.339 dollarë). Ata që ngriten në mesditë fitojnë më pak, mesatarisht 22.689 dollarë.

Ndërsa në traditën shqiptare thuhet se ata që zgjohen herët u ndahet më shumë fat nga Zoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.