ÇAJI I BANANES I SHIJSHËM DHE I SHËNDETSHËM

ÇAJI I BANANES I SHIJSHËM DHE I SHËNDETSHËM

Çaji i bananes ka shije të preferuar dhe shumë përfitime shëndetësore. Banania përmban disa lëndë ushqyese të tretshme në ujë që transferohen në ujin e çajit, duke e bërë atë të pasur me lëndë ushqyese. Ky çaj rekomandohet veçanërisht para gjumit për të shijuar një gjumë të mirë të natës. Njerëzit me diabet ose ata që mbajnë një dietë për humbje të peshës preferojnë çajin e bananes.

Ky çaj mund të sigurojë përfitime të shumta shëndetësore siç janë:

-Zëvendëson pijet me shumë sheqer.

-Ndihmon në humbje peshe.

-Forcon imunitetin.

-Ndihmon në shëndetin më të mirë të zemrës.

-Mundëson gjumë të qetë.

Si duhet ta përgatitni çajin e bananes:

1 – Vendosni ujë në një tigan dhe lëreni derisa të vlojë.

2 – Qëroni bananen dhe preni atë në të dy skajet.

3 – Kur uji të nis vlimin hidhni të gjithë bananen në tigan.

4 – Lëreni të ziejë për 10-15 minuta. Shtoni pluhur kanelle.

5 – Hiqeni tiganin dhe me një enë filtruese mundohuni ti hiqni pjesët e bananes duke lënë vetëm lëngun të kalojë.

Dhe pastaj shijojeni këtë çaj derisa është i nxehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.