CILAT JANË SINJALET QË NA JEP TRUPI NËSE USHQEHEMI KEQ?

CILAT JANË SINJALET QË NA JEP TRUPI NËSE USHQEHEMI KEQ

Kardiologu Stephen Kopecki nga Klinika Mayo ka thënë se trupi ynë thjesht nuk është krijuar për të toleruar shumë gjëra të pashëndetshme të cilat shumica prej nesh i konsumojmë në baza ditore.

Nëse dëshironi të dini se a jeni duke u ushqyer dobët apo joshëndetshëm trupi juaj ju sjell sinjale të cilt mund ti gjeni vetë.

Plagët dhe prerjet e vogla shërohen për një kohë të gjatë

A keni prerë ndonjëherë gishtin aksidentalisht dhe keni vënë re se plagës i është dashur të shërohet shumë më gjatë? Ndoshta ushqimi juaj luan një rol në këtë. Lëndime të tilla kanë nevojë për shumë lëndë ushqyese nëse doni ti shëroni, përndryshe procesi do të zgjasë më shumë.

Flokët tuaj janë të holla dhe të thata

Folikulat e flokëve gjithashtu kanë nevojë për lëndë ushqyese të mjaftueshme. Sipas një studimi të botuar në Dermatology Practical & Conceptual, mungesa e hekurit (që gjendet në ushqimet e detit, arra, bishtajore dhe mish), zinku (mish, butak, fara, qumësht dhe vezë), vitamina B (pulë, kërpudha, oriz kaf), si dhe vitaminat D, AE dhe acidi folik, mund të ndikojnë negativisht në aftësinë për të rritur flokë të shëndetshëm ose në rritjen e flokëve në përgjithësi.

Mishrat e ndezur

Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe kariesi janë sinjale të ushqyerjes së dobët, tha Dr. Christine Kirkpatrick nga Klinika e Cleveland.

“Nëse duhet të vizitoni dentistin për të riparuar dhëmbët, vetëm mendoni se sa pije me sheqer keni pirë sot, e njëjta gjë vlen edhe për ushqimin. Ju gjithashtu duhet të jeni të vetëdijshëm se ënjtja ose gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve mund të shoqërohet me konsumim shumë të vogël të vitaminës C. Këtë vitaminë mund ta merrni nëse hani rregullisht luleshtrydhe, domate, perime jeshile dhe patate”, tha ajo.

Lëkura tregon shenja plakjeje

Sipas një studimi të publikuar në Dermato Endocrinology mungesa e lëndëve ushqyese në trup ndikon në pamjen tuaj.

“Mënyra më e mirë për ta parandaluar këtë është ndryshimi i stilit të jetesës, që do të thotë kujdes ndaj lëkurës dhe aktivitet fizik. Kushtojini vëmendje sasisë së stresit, por edhe ushqimeve që hani. Zgjidhni ato që kanë veti antioksiduese”, thuhet në studim.

Kjo dietë përfshin ushqime të pasura me vitamina A, C, D dhe E, acide yndyrore omega-3 dhe proteina.

Leave a Reply

Your email address will not be published.