DËMI NGA MOSAJROSJA E HAPËSIRAVE GJATË VAPËS NËSE NUK KA KONDICIONERË

 

DËMI NGA MOSAJROSJA E HAPËSIRAVE GJATË VAPËS NËSE NUK KA KONDICIONERË

Rritja e temperaturave detyron njerëzit të përdorin klimën në të shumtën e rasteve. Në disa hapësira nuk ka kondicioner dhe kjo krahas ballafaqimit me vapën parashtrohet pyetja a është më mirë të hapen dritaret për ajrosje të ambientit apo është më mirë t’i lini dritaret të mbyllura gjatë ditës?

Opinionet janë të ndara. Disa thonë se është e dëshirueshme të hapen dritaret dhe të futet sa më shumë ajër, ndërsa të tjerë mendojnë se nëse doni të mbroni veten nga vapa e padurueshme është më mirë ti mbani dritaret të mbyllura. Në fund të fundit zgjedhja varet kryesisht nga preferencat personale.

Pyetja thelbësore është, a është e dëmshme të mbajmë dritaret të mbyllura gjatë gjithë ditës?

Ajrosja e rregullt e dhomës është e rëndësishëm në çdo kohë të vitit.

Hulumtimet tregojnë se cilësia e ajrit, veçanërisht në hapësirat më të vogla (zyra shtëpiake, madje edhe dhomat e gjumit) po përkeqësohet me shpejtësi. Në një studim që shqyrtoi cilësinë e ajrit të dhomës së gjumit në të shumtën e rasteve nivelet e matura të CO2-shit tejkalonin ndjeshëm vlerat e rekomanduara. Në disa raste ato ishin deri në 75% më të larta. Cilësia e dobët e ajrit jo vetëm që ndikon negativisht në gjumin tuaj, por edhe më tej dëmton shëndetin dhe mirëqenien tuaj të përgjithshme, efikasitetin e punës dhe përqendrimin.

Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Nju Jorkut studiuan dy artikujt e fundit. Ata mblodhën 24 të rritur të shëndetshëm në ambiente të mbyllura dhe testuan aftësinë e tyre për të marrë vendime në nivele të ndryshme të përqendrimit të dioksidit të karbonit. Duke analizuar rezultatet, studiuesit zbuluan se përqendrimi i lartë i këtij gazi natyror ngadalëson ndjeshëm proceset e të menduarit të vullnetarëve.

Për referencë: niveli i dioksidit të karbonit jashtë është rreth 380 në milion grimca por niveli në ambiente të mbyllura mund të jetë shumë më i lartë (për shkak të frymëmarrjes) – në zyrat e mbushura me njerëz ose dhomat e takimeve niveli shpesh arrin në 1000 dhe ndonjëherë 3000 në milion grimca, thonë studiuesit.

Natyrisht, nuk duhet të harrojmë se në ajër ka edhe ndotës të tjerë si dhe fakti që lagështia e lartë e bën vapën edhe më të pakëndshme gjë që mund të vështirësojë edhe ruajtjen e përqendrimit.

Çfarë rekomandohet më shpesh në vapë?

Për gjithë atë që përmendëm më sipër është e rëndësishme që shtëpia apo apartamenti të jenë të ajrosura mirë edhe kur temperaturat rriten. Mbyllja e dritareve dhe ulja e blindave gjatë ditës është e dëshirueshme vetëm kur askush nuk është në shtëpi.

Nëse e kaloni pjesën më të madhe të ditës në shtëpinë tuaj, shumica e ekspertëve rekomandojnë hapjen e dritareve disa herë në ditë (të paktën 5 minuta) edhe kur jashtë është shumë nxehtë. Është ideale të bëni një ajrosje dhe më pas të mbyllni menjëherë dritaret për t’u mbrojtur nga nxehtësia.

Kur jemi të prekur nga një valë e nxehtit është optimale të ajroseni ambinetet në mëngjeset e hershme dhe ende të ftohta, në mbrëmje vonë por edhe gjatë natës. Në raste të tjera, këshillohet që dritaret të mbahen të mbyllura, veçanërisht ato të ekspozuara në rrezet direkte të diellit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.