DISA ARSYE PSE GRATË BËHEN XHELOZE ME NJËRA TJETRËN

DISA ARSYE PSE GRATË BËHEN XHELOZE ME NJËRA TJETRËN

Gratë shpesh herë janë në armiqësi të thellë dhe të vazhdueshme me njëra tjetrën. Sipas analizave ka disa arsyet pse ato kanë zili dhe xhelozi mes vete:

BUKURIA

Deshët apo jo, bukuria është si kryq në shpinën tuaj kur jeni në shoqërinë e grave. Sa më bukur që dukeni më të pasigurta bëhen ato rreth jush ndërsa armiqësia kundër jush më e fortë. Nëse jeni beqare, vajzat tjera do t’ju shohin si konkurrencë ndërsa ato në martesë do të jenë të bindura që doni t’ua rrëmbeni burrin.

INTELIGJENCA

Është krejt në rregull të jeni të zgjuara por kur njerëzit rreth jush fillojnë të shfletojnë fjalorët për të kuptuar se çfarë flisni, ta dini që e keni tepruar. Sa më të komplikuara që i keni fjalët që i përdorni, shoqëria ose do të ndihen “më budalla” ose dëshirojnë “të vdesin nga mërzia”. Bisedat e thella janë argëtuese por duhet të zgjidhni vendin dhe kohën sepse njerëzit në parim shoqërohen për t’u argëtuar dhe jo të diskutojnë për betejë.

SHPREHITË E FORTA TË PUNËS

Nëse jeni shtëpiake që çdo ushqim e gatuan me ushqimet organike të rritura në kopshtin e vet ose grua e suksesshme afariste e cila qëndron në vendin e punës derisa të mos përfundojë edhe projekti i fundit, këmbëngulja dhe përkushtimi juaj i pabesueshëm do t’i bëjë të tjerët përtacë të zakonshëm. Edhe pse nuk është faji juaj për inercinë e tyre dhe etjen për mediokritet duhet të mësoheni të jetoni me pëshpëritjet e tyre therëse të grave tjera.

VETËBESIMI

Ka njerëz për të cilët dihet që kanë hyrë në një vend edhe pse nuk e kanë thënë as një fjalë të vetme. Njerëzit e tillë duken me shumë vetëbesim por kënaqësia e tyre me atë çka shumë lehtë mund të keqinterpretohet janë egocentrizmi. Doni veten por çmoni edhe të tjerët ose do t’ju urrejnë. Sidomos gratë!

PESHA

Sado kilogramë që të keni gjithmonë do të jeni më të dobët se dikush tjetër dhe kjo është arsye e mjaftueshme që një grua t’ju shikojë keq. Sa më vitale të jeni mjedisi do të lakmojë linjën tuaj. Mënyra e vetme për të shmangur shikimet gjykuese është të vishni rroba të gjera.

PERSONALITETI I FORTË

Ky tip i gruas për çdo gjë ka mendim dhe nuk heziton ta ndajë me të gjithë edhe nëse e ka gabim. Pasi gratë e tilla kanë karaktere, qasje dhe pikëpamje ekstreme mbi botë, ndërsa shoqëria nuk funksionon në parimin bardh-e-zi por në nuancat e ngjyrës gri, ato janë jashtëzakonisht irrituese.

SHPIRTI GARUES

Njerëzit, pra edhe gratë për të cilat jeta është një garë e madhe në të cilën duhen të jenë më të mirë se lojtarët tjerë kur nuk janë të dashur për askënd, sidomos nëse shkelin gjithçka para vetes për të arritur deri tek qëllimi. Personat e tillë mund të fitojnë por mundi u shkon huq, kur nuk kanë me kë të ndajnë sukseset e tyre.

MIRËQENIA

Sa më të pasura që jeni, mundësia është më e madhe që nuk i kuptoni problemet e “njeriut të thjeshtë”. Po ashtu paraja juaj mund të jetë magnet për miqtë e rrejshëm të cilët ju shohin vetëm për dobi financiare. Nga ana tjetër, shprehitë tuaja të jetës, respektivisht shpenzimi i parave tek personat tjerë mund të shkaktojë ndjenjën e inferioritetit dhe kjo nuk është mirë për miqësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.