DISA ARSYE SE PSE FLASIM NË GJUMË-A TREGOJMË NË TË VËRTETË SEKRETE?

DISA ARSYE SE PSE FLASIM NË GJUMË-A TREGOJMË NË TË VËRTETË SEKRETE?

Shpesh të gjithëve na ndodhë të frikohemi nga ajo se çka mund të flasim në gjumë. Sipas gojëdhënave, gjatë këtij fenomeni ne shpalosim sekretet tona. Çdo popull ka besime të ndryshme rreth kësaj dhe të gjithë ne kemi një sekret për të cilin e kemi pyetur veten nëse mund ta shpalosim duke folur për të në gjumë.

Megjithatë, hulumtimet tregojnë se nuk ka arsye për t’u shqetësuar sepse ajo që themi gjatë procesit të gjumit nuk ka të bëjë me realitetin por me disa fjalë që thuhen pa kuptim. Shkenca e njeh këtë gjendje si somnolokviya, e cila sugjeron se është një “ekspozim serioz” dhe në fakt gjithçka që themi mund të zgjasë një ose dy sekonda.

Ky fenomen ndodh në fazën REM, pra kur na zë gjumi por në raste tjera jo vetëm atëherë. Kjo ndodh kur goja dhe kordat vokale janë të aktivizuara në kohën kur ato duhet të jenë në qetësi.

Gjithashtu, të folurit në gjumë mund të shkaktohet nga kalimi nga një fazë e gjumit në tjetrën kur papritur “zgjohesh”. Në të dyja rastet, gjithçka që mund të dëgjohet janë disa fjalë dhe shpesh këto tingëllojnë si fraza të pakuptimta.

Edhe pse çdokush mund të flasë në gjumë të dhënat sugjerojnë se kjo është më e zakonshme tek fëmijët dhe burrat. Përveç kësaj, si me pagjumësinë ose çrregullimet e tjera të gjumit, të folurit mund të shkaktohet nga stresi, depresioni, etj. Disa njerëz flasin çdo natë, të tjerët një herë në javë.

Ekspertët besojnë se të folurit në gjumë nuk kërkon trajtim mjekësor megjithatë nëse ndodh shumë shpesh dhe dëshironi ndihmë mund ta kërkoni atë. Siç theksuam më herët ankthi ose stresi është shpesh thelbi i problemit.

Kjo do të thotë se nëse mendoni që të folurit në gjumë do t’ju ndihmojë të zbuloni sekretet e partnerit, zhgënjeheni sepse kjo nuk do të ndodhë. Domethënë, fjalët që thuhen gjatë gjumit nuk vijnë nga pjesa e vetëdijshme e trurit dhe ato nuk i përgjigjen realitetit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.