DISA USHQIME NUK JU LËNË TË BËNI GJUMË TË REHATSHËM

DISA USHQIME NUK JU LËNË TË FLINI

Gjumi i dobët mund ta rritë rrezikun e mbipeshës, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit,ta dëmtojë sistemin e imunitetit dhe të ketë efekt negativ në shëndet mendor. Megjithatë, shmangia e ushqimeve të caktuara para se të flini mund t’ju ndihmojë të bini më shpejt në gjumë dhe të keni gjumë kualitativ. Ekipi nga faqja e fitnesit dhe shëndetit “Vivotion” ka përpiluar një listë me ushqimet që janë pengesë për gjumin.

ÇOKOLLATA

Sasia e kafeinës që gjendet në çokollatë nuk ju lë të flini gjatë natës, prandaj më mirë ta shmangni.

BUKA E BARDHË

E mbushur me sheqer të përpunuar, një rriskë e kësaj buke para gjumi nënkupton se do të jeni plot energji. Më mirë të hani bukë të zezë.

USHQIMET DJEGËSE

Këto ushqime e rrisin qarkullimin e gjakut dhe e rrisin temperaturën e trupit kur në të vërtetë duhet të normalizohet para se të flini.

DJATHI

Ka kimikal në djathë i cili e nxitë trurin të punojë më shumë sesa ç’duhet, që nënkupton se e keni më vështirë të flini.

PASTAT

Një pjatë e mbushur me karbohidrate e aktivizon sistemin e energjisë së trupit dhe ju do ta keni më vështirë të flini.

PEMËT E THATA

Pemët e thata janë të mbushura me fibra dhe sheqer natyral, prandaj ky është lajm i keq për gjumin tuaj. Fibrat i shkaktojnë presion sistemit të tretjes, ndërkaq sheqeri assesi nuk bën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.