DISKRIMINIMI I GRAVE NË FUSHËN E SHKENCËS

DISKRIMINIMI I GRAVE NË FUSHËN E SHKENCËS

Një studim i ri tregon se shkencëtaret gratë marrin pak mirënjohje autoriale në kryerjen e kërkimeve shkencore në krahasim burrat edhe në fushën e shëndetit ku dominojnë ato, shkruan gazeta “Guardian”.

Kjo ndasi gjinore mund të shpjegohet gjithashtu nga dallimet e dokumentuara në kontributet e dukshme të shkencëtarëve si Rosalind Franklin, kur kontributi i saj kryesor në zbulimin e strukturës së ADN-së kaloi pa u vënë re sepse nuk u citua në artikullin e James Waston dhe Francis Crick (shkencëtarët e njohur për studime të ADN-së).

“Ne e dimë prej kohësh që numri i grave që publikojnë apo patentojnë punën e tyre është dukshëm më i ulët se numri i burrave. Por kjo sepse të dhënat e mëparshme nuk kanë treguar kurrë se kush ka marrë pjesë në hulumtim dhe askush nuk e di pse”, thot Xhilija Lejn, profesorëshë në Universitetin e Nju Jorkut.

Ajo dhe kolegët e saj analizuan të dhënat administrative për projekte kërkimore nga 52 universitete amerikane nga viti 2013 deri në vitin 2016. Sipas rezultateve, dallimi është i dukshëm në shëndetsi, por edhe në fusha të dominuara nga meshkujt si inxhinieri dhe hendeku është veçanërisht i dukshëm në fillimet e karrierës. Për shembull, 15 nga 100 gra me diploma pasuniversitare u emëruan si autore të projekteve kërkimore kundrejt 21 nga 100 pasuniversitare.

“Kjo unë është e fortë, këmbëngulëse dhe e pavarur nga fusha e kërkimit. Kam frikë se kjo do t’i dekurajojë vajzat e reja që të ndjekin shkencën si karrierë”, thot Lejn. Studimi përfshin gjithashtu sondazhe të mbi 2000 shkencëtarëve që kanë publikuar tashmë punimet e tyre shkencore. Në anketë ata janë pyetur nëse janë përjashtuar ndonjëherë nga puna për të cilën kanë kontribuar. Rreth 43% e grave dhe 38% e burrave janë përgjigjur pozitivisht. Përgjigjet në pyetjen pse janë përjashtuar më së shumti thonë se të tjerët e kanë nënvlerësuar punën e tyre por gratë më shpesh përgjigjen se kjo është për shkak të diskriminimit ndërsa burrat për mendimin se kontributi i tyre nuk garanton autorësinë e veprës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.