DUHET TË KENI DY ZËNKA TË MËDHA ÇDO MUAJ PËR MARTESË TË PËRSOSUR-THOTË NJË STUDIM

DUHET TË KENI DY ZËNKA TË MËDHA ÇDO MUAJ PËR MARTESË TË PËRSOSUR-THOTË NJË STUDIM

Sipas një sondazhi të mbi 2000  “çifteve të lumtura të martuara” në Mbretërinë e Bashkuar, receta për një martesë të përsosur qëndron në bisedat e përditshme, kohën e kaluar së bashku dhe të paktën dy zënka të mëdha çdo muaj. Këshilla bazë si zakonisht është,mos shkoni në shtrat me një grindje dhe zemërim të pazgjidhur.

Studimi i titulluar “The Warner Leisure Hotels” thotë se është e rëndësishme t’i tregojmë njëri-tjetrit problemet e punës si dhe respekt reciprok, udhëtimet dhe “marrëzitë” reciproke, të cilat sigurisht kontribuojnë në një martesë harmonike. Të lumtur janë çiftet ku të dy ushqejnë hobi nga më parë, por edhe ku ju “lejoni” gjysmën tuaj më të mirë të shfaqet në edicionin e saj më të keq.

“Nuk është çudi që pushimet së bashku janë një nga ‘përbërësit sekret’ për një martesë të lumtur. Shumë çifte thonë se ndihen gjithmonë më të lidhur pasi kanë kaluar fundjavën së bashku pa përgjegjësi të përditshme”, tha autori i studimit Simon Thompson.

Gati 70 për qind e të anketuarve thonë se kalimi i kohës së bashku mund t’u kujtojë atyre pse e duan njëri-tjetrin. Dhe 36% e njerëzve janë të kënaqur me gjeste më të vogla të vëmendjes (darkë spontane).

Që një marrëdhënie të jetë emocionuese sigurisht që duhet një dozë humori, dashurie dhe mirëkuptimi. Duhet të ketë falje për zakonet e këqija të partnerit por asnjëherë mos e neglizhoni kur është në humor të keq ose kur është i/e mërzitur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.