GJËRAT NË KUZHINËN TUAJ TË CILAT JANË BURIM I BAKTEREVE

GJËRAT NË KUZHINËN TUAJ TË CILAT JANË BURIM I BAKTEREVE

Kuzhina, përveç banjës është hapësira të cilës i kushtohet më shumë rëndësi gjatë pastrimit dhe higjienës. Duke qenë se në kuzhinë përgatisim ushqim që mund të transmetohet lehtësisht nga bakteret, shumë prej nesh e pastrojnë atë çdo ditë por ekspertët thonë se mund të harrojmë të pastrojmë disa vende dhe disa gjëra në kuzhinë.

Ekspertët këshillojnë larjen e sfungjerëve me ujë të ngrohtë dhe detergjent për larjen e enëve dhe më pas shtini në dezinfektues për 15 minuta. Pastaj kullojeni dhe lëreni të thahet. Nëse nuk keni asnjë dezinfektues në dorë, mjafton të leni sfungjerin në ujë të vluar i cili gjithashtu do të mbysë të gjitha bakteret.

Pastroni rregullisht lavamanin për të parandaluar që bakteret të mbeten në disa gropa të vogla rreth kanalit të shkarkimit, për shembull, një furçë dhëmbësh ose një furçë tjetër e vogël mund të ndihmojë. Është mirë të përdorni një dezinfektues ose zbardhues.

Shumica nga ne nuk kujtojnë të pastrojnë dorezat e frigoriferit apo “butonat” e dhomave dhe fakti është se ndonjëherë i prekim me duar që kanë miell apo ndonjë ushqim tjetër gjatë gatimit. Pastroni rregullisht këto sipërfaqe me ujë të ngrohtë dhe detergjent për të shmangur transmetimin e baktereve prej tyre në ushqim.

Me çfarë pastroni sipërfaqet e punës në kuzhinë varet nga çfarë materiali janë bërë. Si rregull i përgjithshëm dhe praktikë e mirë fshijini sipërfaqet e punës me një leckë dhe sprej antibakterial në fund të çdo dite, kur të keni mbaruar përgatitjen e ushqimit.

Sado që mendojmë se i kemi larë mirë dhe se janë të pastra, bakteret mbeten në dërrasat prerëse. Edhe pse druri konsiderohet më i miri sepse është prej materiali natyral, gjatë prerjes së tyre ka prerje nga thikat, të cilat mbajnë baktere.

Për të shmangur transmetimin e baktereve në ushqim është shumë e rëndësishme t’i lani ato rregullisht me detergjent dhe më pas t’i hidhni ujë të valuar për t’i sterilizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.