GRATË MË TË ADHURUARA NË BOTË GJATË VITIT 2021

 

Lista e sivjetshme e grave më të adhuruara në botë pasqyron personalitetet që vitin e kaluar kanë hapur tema të ndryshme, kanë reflektuar, kanë ngjallur tema diksutimi apo kanë shfaqur ndjenja pasioni dhe përkushtimi për temat globale në 12 muajt e fundit.

Në listën e grave dominojnë veçanërisht ato që kanë rol argëtues në shoqëri, ku 12 nga gra që admirohen më së shumti shumica janë aktore, këngëtare apo prezantuese televizive (edhe pse disa shquhen edhe për punën e tyre humanitare). Në të kundërtën, lista e meshkujve më të admiruar përfshin më shumë personalitete nga sfera politike, biznesi si dhe sporti.

Lista e publikuar nga YouGov nuk mund të ishte më e mirë nëse në këtë dhjetëshe të adhuruar nuk do të ishin të radhitura personalitete si:

Michelle Obama, e cila kryeson me listën pasiqë vazhdimisht përdor platformën e saj për të rritjen e  ndërgjegjes për kauza sociale, për të mbrojtur barazinë racore dhe gjinore dhe për të ndërtuar vrull dhe mbështetje për organizatat që punojnë në këtë temë.

Në vendin e dytë këtë vit radhitet Angelina Jolie, puna humanitare e së cilës – veçanërisht ajo me të rinjtë – hapi sytë e shumë njerëzve dhe i detyroi ata të vepronin për ti mbështetur në vendet mpak të zhvilluara dhe që kanë më shumë nevojë.

Mbretëresha Elizabeth II, Oprah Winfrey, Scarlett Johansson dhe Emma Watson u radhitën në vendin e tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë.

Në vendin e shtatë Taylor Swift, në vendin e tetë Angela Merkel pason në vendin e nëntë Malala Yousafzai dhe në vendin e dhjetë radhitet Priyanka Chopra.

Leave a Reply

Your email address will not be published.