KA DISA GJËRA QË JU NDIHMOJNË TË JENI TË LUMTUR

KA DISA GJËRA QË JU NDIHMOJNË TË JENI TË LUMTUR

Të gjithëve na ndodhë që në periudha të caktuara të jetës të krijohet ndjenjë jo fort e mire. Për të luftuar atë mund të jetë e mjaftueshme fare pak! Shkenca ka zbuluar pesë gjërat që duhet ti bëni të cilat mund të ju ndihmojnë të jeni më të lumtur.

QËNDRIMI NË AMBIENT TË HAPUR

Ecja, vrapimi dhe në përgjithësi, lëvizja jashtë në një park, në një plazh ose në pyll stimulon prodhimin e endorfinave, hormoneve të humorit të mirë. Ndihmon gjithashtu në lehtësimin e tensionit dhe përmirëson mirëqenien psikofizike.

KONSUMI I ÇOKOLLATËS

Po ndjeheni të trishtuar? Çokollata e zezë është e pasur me triptofan, një pararendës aminoacid i serotoninës, hormoni i mirë i humorit. Ky aminoacid stimulon gjithashtu sintezën e dopaminës, një neurotransmetues që përmirëson reagimin e trupit ndaj stresit psikofizik.

DËGJONI MUZIKË

Dëgjoni këngën tuaj të preferuar. Në momentet “jo” të mira, muzika është e shkëlqyeshme për të rikthyer humorin dhe për t’ju ndihmuar të jeni të lumtur. Kjo është e konfirmuar nga një studim i kryer nga Universiteti i Queen’s në Belfast dhe botuar në revistën Plus One.

UDHËTONI

Njohja me vendet e reja, zbulimi i kulturave të ndryshme është një përvojë që ju ndihmon të jeni të lumtur. Dhe këtë e konfirmon studimi: “Një jetë e mrekullueshme: konsumi eksperimental dhe ndjekja e lumturisë”, botuar në revistën e Psikologjisë.

HANI NË SHOQËRI ME NJERËZ TË TJERË

Një studim i kryer nga Oxford Economyics dhe raportuar nga The Guardian zbuloi se njerëzit që hanë në shoqërinë e të tjerëve janë më të lumtur dhe ndjehen më mirë me veten e tyre sesa ata që hanë ushqimet vetëm./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.