KA GJËRA QË PARANDALOJNË PLAKJEN

 

KA GJËRA QË PARANDALOJNË PLAKJEN

Procesi i plakjes është i pashmangshëm por  plakja e parakohshme është diçka që mund të parandalohet. Shumë nga zakonet e përditshme, mungesa e gjumit dhe gjumi i keq, mungesa e konsumimit të frutave dhe perimeve në ushqim, sheqeri dhe brumërat, pirja e duhanit dhe alkoolit ju bëjnë që të dukeni më të vjetër se vitet e vërteta.

MUNGESA E GJUMIT

Gjumi nuk mban vetëm mendjen tuaj të shëndoshë, ai ndihmon të dukeni më të rinj për më shumë kohë. Gjumi riparon dëmin që merr organizmi gjatë ditës. Pra ekspozimin ndaj lodhjes, ndotjes dhe stresit. Kur merrni gjumin e duhur, lëkura juaj nuk mund të përgatitet për ditën tjetër. Kjo dëmton lëkurën tuaj, sjell qeliza më pak të shëndetshme dhe afron plakjen e parakohshme. Mundohuni të bëni të paktën tetë orë gjumë në natë, sugjerojnë mjekët.

MUNGESA E FRUTAVE DHE PERIMEVE NË USHQIM

Frutat dhe perimet parandalojnë dëmtimin që shkaktohet tek lëkura juaj nga plakja e parakohshme, thonë dermatologët. Frutat dhe perimet janë plot me ushqyes si antioksidantë dhe vitamin, të cilat ndihmojnë në luftimin e dëmtimeve të radikaleve të lira dhe mbajnë qelizat e lëkurës tuaj të shëndetshme. Zarzavatet me gjethe të errëta si spinaq, patate të ëmbla, portokall, speca të kuqe, luleshtrydhe, shegë, boronica, shparguj dhe kërpudha, janë mëse të nevojshme për organizmin.

SHEQERI DHE BRUMËRAT

Shumë brumëra dëmtojnë edhe përtej rritjes së peshës. Ushqimet si buka e bardhë, akulloret dhe patatet e skuqura, mund të shkaktojnë të gjitha llojet e problemeve me fytyrën tuaj. Kjo ndodh për shkak se ato rrisin maksimalisht nivelet e sheqerit në gjak, shkaktojnë inflamacione dhe nxisin daljen e puçrrave në fytyrë. Poashtu teprimi me shumë ëmbëlsira mund të çojë në glikazim, një proces në të cilin molekulat e sheqerit i bashkohen kolagjenit të lëkurës suaj. Kjo e bën kolagjenin të fortë dhe më pak elastik, duke shkaktuar rrudhat e parakohshme.

DUHANPIRJA JU PLAK PARA KOHE

Para se të ndizni një cigare, mbani mend se mushkëritë nuk janë pjesa e vetme e trupit tuaj që paguan një çmim të dhimbshëm. Pirja e duhanit bën të dukeni më të vjetër nga vitet që keni. Studiuesit krahasuan tiparet e fytyrës së 79 çifteve të binjakëve, në të cilat një binjak aktualisht tymoste pesë vjet më shumë se binjaku tjetër. Studiuesit konstatuan se ata që tymosnin më gjatë patën shumë më tepër rrathë sysh dhe rrudha pafund. Plus, duhani është i ngarkuar me kimikate që dëmtojnë kolagjenin dhe elastinën, thonë dermatologët.

ALKOOLI

Studimet tregojnë se alkooli ul nivelet antioksiduese në lëkurë. Kjo shkakton dëmtime në qelizat e lëkurës, duke nxitur rrënimin e fytyrës dhe rrudhat. Alkooli gjithashtu dehidraton lëkurën, çka bën që fytyra të duket e thatë e rrënuar dhe plakur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.