KUJDES ÇKA, SI DHE KUR HANI NË MËNGJES

KUJDES ÇKA, SI DHE KUR HANI NË MËNGJES

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi përcakton mbarëvajtjen e gjjithë ditës por ka një ndikim afatgjatë në shëndet. Disa ushqime dhe mënyra e ë ngrënit duhet shmangur në mëngjes. Ngrënia në këmbë, shpejt e shpejtë ose nëpër shkallë mund të shuajë urinë përkohësisht. Nëse nuk e keni mendjen në sasinë dhe llojin e ushqimit do të hani pa kriter por do të rrisni rrezikun e mbipeshës dhe sëmundjeve të zemrës.

Në të shumtën e kohës, vakti i mëngjesit është i pasur me karbohidrate. Ky është një fillim i gabuar i ditës sepse mëngjesi i mirë duhet të jetë i pasur me proteina të cilat gjendet tek vezët, gjiza, djathi, tërshëra dhe kosi. E bardha e vezës mund të ketë pak kalori dhe proteinë por e verdha është plot me amino acide, omega-3 dhe antioksidantë që ushqejnë trupin dhe e mbrojnë atë nga radikalet e lira.

Ekspertët thonë se është më mirë të hani racione të bollshme në mëngjes se sa në darkë.

Sipas studimeve një vakt i bollshëm me proteina ndihmon në menaxhimin e diabetit të tipit 2. Nëse keni vendosur të qëndroni larg yndyrave, duhet të dini se kjo ju bën më shumë të shtoni në peshë. Jo të gjitha yndyrat janë të këqija. Mëngjesi ideal duhet të jetë i balancuar me yndyra të shëndetshme dhe proteinë. Ato i gjeni tek avokado, farat chia, veza e plotë dhe gjalpi i kikirikut. Nëse e shtyni mëngjesin më vonë pasi të keni bërë dush, veshur e dalë nga shtëpia atëherë nuk jeni në rrugë të mbarë. Mëngjesi duhet ngrënë deri një orë pas zgjimit.

Studimet tregojnë se njerëzit që hanë një mëngjes të pasur me proteina rreth orës 06:00 deri në 09:45 kanë më pak gjasa të shtojnë në peshë se ata që hanë mëngjes pas orës 10. Pirja e kafesë me stomak bosh rrit prodhimin e aciditetit në stomak. Njerëzit që kanë një lukth të ndjeshëm mund të vuajnë nga tretja problematike, urthi dhe problemet me zorrët. Prandaj rekomandohet që kafeja të pihet pas ngrënies.

Leave a Reply

Your email address will not be published.