20 VITE NGA PREMIERA E FILMIT „THE LORD OF THE RINGS“

20 VITE NGA PREMIERA E FILMIT „THE LORD OF THE RINGS“

Edhe pas njëzet viteve filmat “The Lord of the Rings” të Peter Jackson-it dominojnë ende në fantazinë kinematografike falë materialit cilësor, madhësisë dhe ambicies së projektit, vendngjarjeve të shkëlqyera gjatë xhirimeve, vëmendjes për detajet, skenave masive të luftës, efektet praktike dhe speciale si dhe kastingun e përkryer. Megjithëse ka shumë tituj të filmave të bazuar në skenarë origjinalë dhe të adaptuar, por jo të gjithë kanë qenë po aq të suksesshëm edhe pse ka një konkurrencë të madhe në këtë sferë. Filmi u konsiderua revolucionar për kohën e tij dhe sot,20 vjet më vonë, është ende shembull se si bëhen filma të këtij lloji.

Bazuar në romanin në tre vëllime, me të njëjtin emër të J.R.R. Tolkien, me regji nga Peter Jackson dhe me nëntitujt: The Fellowship of the Ring (2001), The Two Towers (2002) dhe The Return of the King (2003), ndjekin aventurën e hobitit Frodo Baggins i cili jeton në botën imagjinare të “Tokës së Mesme”. Ai dhe shoqëria e tij marrin detyrë ta shkatërrojnë “Unazën e vetme” si dhe me këtë ta shkatërrojnë edhe krijuesin e saj Zotin e Errët Sauron. Në një moment, Shoqëria ndahet dhe Frodo vazhdon me shokun e tij besnik Sam dhe tradhëtarin Gollum. Ndërkohë, Aragorn, trashëgimtari i fronit të Gondorit, së bashku me Legolas, Gimli, Boromir, Mary, Pippin dhe magjistarin Gandalf, bashkohen për të shpëtuar popujt e lirë të Tokës së Mesme nga forcat e Sauronit dhe për ta fituar ushtrinë e Unazës me qëllim që të tërheqin vëmendjen  e tij. Vetëm atëherë Frodo do të ishte në gjendje të shkatërronte unazën.

Pas shumë përpjekjeve të dështuara për ta realizuar filmin ‘The Lord of The Rings’, të bazuar në romanin e Tolkien-it shumica ishin të bindur se kjo histori ishte e pamundur të shfaqej deri në kohën kur regjisori i Zelandës së Re Peter Jackson dhe gruaja e tij përfunduan skenarin dhe e dorëzuan atë në New Line Cinema për të cilën morën buxhet prej 150 milionë dollarësh.

Traileri i parë doli në janar të vitit 2001 dhe shfaqi një spektakël fantastik të dragonjëve, përbindëshave dhe betejave, ndërsa në qershor të po atij viti, gjatë Festivalit të Filmit në Kanë u shfaq një pamje 26-minutëshe e eposit të ardhshëm.

Më 10 dhjetor të vitit 2001 në Londër u shfaq filmi i parë i trilogjisë ndërsa premiera botërore u zhvillua më 19 dhjetor. Filmi fitoi 897 milionë dollarë në atë kohë.

Një vit më vonë, pjesa e dytë e “The Two Towers” fitoi 947 milionë dollarë ndërsa “Kthimi i Mbretit” në vitin 2003 fitoi 1.15 miliardë dollarë.

Sipas Box Office Mojo vetëm katër filma kanë fituar më shumë se filmi i tretë në The Lord of The Rings dhe ata janë The Lion King, Jurassic Park, Star Wars Episode I dhe Titanic.

Me 30 nominime për Oscar dhe gjithsej 17 statuja fituese, është trilogjia më e suksesshme në historinë e filmit dhe deri më sot është një frymëzim për filma dhe seriale të tjera fantazi, duke përfshirë një nga serialet më të njohura televizive “Game of Thrones”.  Filmi ishte ndër të tjera edhe një nxitje për zhvillimin e turizmit në Zelandën së Re.

Leave a Reply

Your email address will not be published.