AKTORJA SANDRA BULLOCK TËRHIQET NGA AKTRIMI

AKTORJA SANDRA BULLOCK TËRHIQET NGA AKTRIMI

Sandra Bullock njoftoi për tërheqjen e saj nga aktrimi në një intervistë të dhënë për The Hollywood Reporter. Më herët, mars të këtij viti kishte thënë se ka në plan të pushojë nga aktrimi sepse dëshiron të fokusohet në jetën familjare por ajo në intervistë ka thënë se është plotësisht e rraskapitur.

“Jam e rraskapitur plotësisht. Jam aq e lodhur sa nuk mund të marr vendime të shëndetshme, të zgjuara dhe jam e vetëdijshme për këtë”, tha aktorja.

Ndjenja boshe e cila vazhdimisht ka ndjerë pas angazhimeve të shumta e ka bërë që për një kohë të tërhiqet nga aktrimi dhe ti përkushtohet vetes.

“Kam punuar gjithmonë, ndaj kam qenë me fat. Kuptova që puna ime u bë pengesë. Ishte sikur hapja vazhdimisht frigoriferin dhe kërkoja diçka që nuk ishte kurrë në të. Thashë me vete: ‘Mos kërko më se nuk ke pse ta provosh më. Duhet të jesh i mirë edhe pa punën që të duhet si konfirmim i suksesit’”.

Ajo paralajmëroi tërheqjen e saj por jo edhe kohën se a do ti rikthehet profesionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.