BASHKËSHORTJA E ALEC BALDWIN THOTË QË PSIKA E TIJ ËSHTË E THYER

Pas intervistës se Alec Baldwin në ABC vërshuan komente negative kundër të cilave e përkrahu bashkëshortja e tij. Derisa para dy ditëve Alec Baldwin i përkushtoi një publikim emocional bashkëshortes së tij, ajo këtë ia ktheu në mënyrën e njejtë dhe në Instagram ka shkruar se si ndjehet pas gjithë asaj që është duke i ndodhur bashkëshortit të saj.

“Këtu jam, të dua dhe do të kujdesem për ty. Këto ishin fjalët e vetme të cilat më ranë ndërmend kur kuptuam se Halina ka ndërruar jetë. Më kujtohet se vazhdimisht e përsërita këtë frazë. Humbje e tmerrshme, mundim për familjen e saj dhe ti, bashkëshorti i, i cili ndodhe disi në këtë ankth të paimagjinueshëm. Ky moment më është ngulitur në kokë, fotografitë të cilat të rrethojnë dhe dëshmojnë agoninë tënde. Nuk kisha mundësi të jem afër teje që të mund të përqafoj, u dëgjuam në telefon, vetëm një tregim vizual të cilin bota mund ta sheh  ”

““Jeta jonë publike sjell gëzim të madh në lidhjen me njerëz të mrekullueshëm dhe trauma të mëdha kur errësohet. Opinionet për jetën tonë bëhen më të zhurmshme dhe më të ekzagjeruara. Kisha frikë se çfarë do të ndodhte nëse hapeshe, sepse pashë që shpirti të ishte thyer, shëndeti mendor ishte prishur dhe shpirti yt ishte në dhimbje të paimagjinueshme. Ndonjëherë pyes veten se sa mund të përballojë një trup dhe një mendje. “Nuk dua të të humb”, ka shkruar Hilaria.

Alec Baldwin dha intervistën e tij të parë dy ditë më parë pas tragjedisë së xhirimeve të “Rust”, kur vrau aksidentalisht kolegen e tij Halina Hutchins. Baldwin pohoi gjatë bisedës se ai nuk e tërhoqi këmbëzën dhe kjo deklaratë shkaktoi komente të shumta negative./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.