DUA LIPA PARALAJMËRON KËNGË TË RE

DUA LIPA PARALAJMËRON KËNGË TË RE

Dua Lipa tani duket se ka nisur punën për një këngë të re ndërsa publikoi disa fotografi nga një studio muzikore. Albumi i saj i fundit i publikuar në vitin 2020, “Future Nostalgia” është shpallur ‘albumi më i mirë pop’ në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”.

Teksa ndau imazhet në Instagram, këngëtarja me famë botërore  me prejardhje nga Kosova bëri një përshkrim interesant që ka lënë fansat të dyshojnë se është pjesë e tekstit të projektit që po vjen. E në pozat e tjera, nuk munguan as miqtë e Lipës të cilët e shoqërojnë në thuajse çdo dalje. Kjo vjen pasi Dua ka nisur turneun e saj botëror që e kishte anuluar për një periudhë për shkak të pandemisë. Nga Amerika e Veriut në Evropë ylli interpretoi një sërë hitesh si: “New Rules”, “Levitating” dhe “One Kiss” me Calvin Harris. Ajo ditë më parë konfirmoi se së shpejti shihemi në Kosovë ku konfirmoi pjesëmarrjen e saj në festivalin “Sunny Hill” që do të mbahet në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.