ETHET E FESTIVALIT EVROPIAN PO AFROJNË, E PARA NË SKENË NGJITET RONELA HAJATI

ETHET E FESTIVALIT EVROPIAN PO AFROJNË, E PARA NË SKENË NGJITET RONELA HAJATI

Ethet e “Eurovision 2022” po afrojnë. Në datën 10 maj do të nisë nata e parë gjysmëfinale e garës së madhe evropiane të muzikës, për të vazhduar më pas me natën e dytë më 12 maj dhe finalen e madhe më 14 maj. Artistja shqiptare Ronela Hajati do të hapë shfaqjen. Këngëtarja shqiptare do të performojë e para në gjysmë finalen e parë të Festivalit Evropian që pritet të mbahet në Torino. Organizatorët kanë publikuar listën e këngëtarëve që do të performojnë sipas renditjes në gjysmë finalen e parë dhe të dytë. Ronela është shprehur e lumtur që do të jetë e para që do të këndojë në skenën në Torino. Ajo premton se do të dhurojë një performancë të shkëlqyer që do të mbahet mend gjatë.

Kujtojmë që “Sekret” është pritur shumë mirë nga publiku i huaj. Ronela është vlerësuar gjithashtu për energjinë.

“Unë e kam thënë hallin më të madh me polemikat e kam pasur këtu, sepse ne jemi vend që nuk mund ti pranojmë gjërat me herë të parë. Atje nuk do kem limite”, ka deklaruar Ronela Hajati.

“Sekret”, kënga, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin e Eurovizionit, është kthyer në një himn të këtyre ditëve. Ronela Hajati ka vendosur një rekord përfaqësimi në klasifikimin e Shkurtit në Eurovizion duke ngritur pritshmërinë në eventin që do të mbahet mes 10 dhe 14 Majit në Torino të Italisë. “Eurovision 2022” mbahet në arenën “Pala Alpitour” në Torino të Italisë, pasi ky shtet shënoi fitoren vitin e kaluar me grupin Maneskin./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.