FILMI “ZGJOI” NË LISTË TË NGUSHTË PËR “OSCAR”

FILMI “ZGJOI” NË LISTË TË NGUSHTË PËR “OSCAR”

Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollli hyri në listën e ngushtë prej 15 filmash nga të cilët 5 do të përzgjidhen për nominim Oscar në kategorinë e filmit më të mirë të ndërkombëtar. Akademia Amerikane e Filmit ka publikuar listë preliminare në 10 kategori, duke përfshirë filmin më të mirë dokumentar dhe filmin e animuar.

“Zgjoi” shpalos rrëfimin e Fahrije Hotit dhe të grave nga Krusha e Madhe. Tregon rrëfimin e një gruaje që me gjithë pengesat krijon një jetë të re për veten e saj dhe për gratë e tjera.

“Zgjoi” triumfin më të madh e pati pikërisht në SHBA. E nisi me tri çmime që nga premiera botërore në shkurt – Çmimin e jurisë, atë për regjinë më të mirë dhe Çmimin e audiencës – në festivalin më të madh amerikan, “Sundance Film Festival”. Filmi vazhdon të shfaqet në kinematë e vendit, Shqipërisë, Maqedonisë, Evropës dhe në SHBA.

Ndryshe, në listën preliminare të përbërë nga 15 filma, në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar janë edhe austriakët  “Liria e madhe”, “Playground” nga Belgjika, “Lunana: Strong in the Classroom” nga Butani, “Ikja” nga Danimarka, që është gjithashtu në lista e dokumentarit më të mirë, “Coupe nr. 6 “nga Finlanda, “Unë jam njeriu juaj” nga Gjermania, Qengji “nga Islanda”,  “Heroi”nga Irani, “Dora e Zotit” Paolo Sorentino nga Italia, ” Drejtoj makinën time” nga Japonia,”Lutje për të Vjedhurit” nga Meksika, “Njeriu më i keq në botë” nga Norvegjia, “Cathedral Plaza” nga Panamaja dhe “Good Boss” nga Spanja.

Më 8 shkurt do të bëhen të ditur 5 filmat e nominuar kurse më 27 mars do të mbahet ceremonia kryesore për çmimet OSCAR/Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.