KAMPANJËN E FILMIT “ZGJOI” PËR OSKAR DO TA UDHËHEQIN YJET AMERIKANE

KAMPANJËN E FILMIT “ZGJOI” PËR OSKAR DO TA UDHËHEQIN YJET AMERIKANE

Aktorja Elizabeth Moss si dhe producentja Lindsey McManus janë bërë producente ekzekutive të filmit “Zgjoi” të Blerta Bashollit. Ndër të tjera, kjo do të thotë se ato do ta udhëheqin kampanjën e këtij filmi për çmimin Oskar për filmin më të mirë të huaj. “Zgjoi” është filmi i cili ka dëshmuar suksesin më të madh të filmave kosovar deri më tani. Krahas shumë çmimeve të rëndësishme është fitues i çmimit të filmit më të mirë në festivalin prestigjioz të filmave të pavarur, “Sundance”.

Filmi bazohet në ngjarje të vërtetë që portretizon Fahrijen (interpretuar nga Yllka Gashi) e cila në kërkim të burrit të sajë të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetësën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë, pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj sajë. Në rrugëtimin  për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me vetëveten.

Elizabeth Moss është aktore tejet e dëshmuar në ekranin e vogël amerikan, duke fituar çmimet më të vlefshme për punën e saj, si Emmyn dhe Globin e Artë. Këtë lajm e ka publikuar “Deadline”, si dhe të njëjtin e ka shpërndarë vetë Basholli në profilin e saj në Facebook./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.