Një kopje e portretit të Mona Lizës nga Da Vinci e cila është një nga veprat artistike më të njohura në botë, u shit 210 mijë euro gjatë ditës së djeshme në një ankand në Paris.
Shtëpia e ankandeve Artcurial vlerësoi se kopja e cila daton nga viti 1600 dhe është pothuajse identike me origjinalin, do të kushtojë nga 150,000 deri në 200,000 euro.
Ekspertët e artit thonë se kjo kopje është aq e ngjashme me origjinalin sa besohet se artisti që e ka pikturuar kishte qasje në versionin e Leonardos. Origjinali i Leonardos, portreti i Mona Lizës, të cilin mbreti Francois I i Francës e bleu nga një piktor në vitin 1518, është ekspozuar në Muzeun e Luvrit në Paris, ku tërheq një numër të madh vizitorësh që duan të shohin buzëqeshjen e saj enigmatike.
Ndërsa në qershor, një koleksionist evropian bleu për 2.9 milionë euro një tjetër portret të Mona Lizës nga shekulli i 17-të në ankandin e Christie’s në Paris, një rekord për një riprodhim të një vepre arti. Në vitin 2017, Christy në Nju Jork shiti kanavacën e Leonardos “Salvatore Mundi” për një vlerë marramendëse prej 450 milionë dollarësh.
Leave a Reply