LIBRI, USHQIM I TRURIT DHE SHËRIM I SHPIRTIT- JU PROPOZOJMË TRE TITUJ TË LIBRAVE SHUMË INTERESANTË

LIBRI, USHQIM I TRURIT DHE SHËRIM I SHPIRTIT- JU PROPOZOJMË TRE TITUJ TË LIBRAVE SHUMË INTERESANTË

Të gjithë në këtë periudhë të vitit janë në një dinamikë të vazhdueshme për të përmbyllur obligimet private, personale e profesionale. Çdo ditë ndodhin ngjarje të ndryshme ndërsa gjithashtu nuk lëmë anash në asnjë moment pa menduar edhe për dhurata të ndryshme për më të dashurit tanë. E dimë se Janari është muaj i cili ka më pak aktivitete jashtë shtëpisë ndërsa më shumë na krijohet ndjesia dhe nevoja të qëndrojmë në ambientet e familjes të cilat na japin ngrohtësi pa fund.

Marrë parasysh rëndësinë e leximit të librave për mendjen, për trupin tonë, për mirëqenien e përgjithshme si dhe qetësinë shpirtërore ne ju kishim preferuar të lexoni ndonjë libër gjatë kohës së lirë në Janar. Në vazhdim do të ju prezantojmë tre romane, të bazuara në histori të vërteta por çdonjëra me ngjarje të ndryshme që të lënë pa frymë. Protagoniste kryesore janë vajza dhe gra. Shijoni ato!

“VAJZAT PA EMËR” MARTHA HALL KELLY

Frymëzuar nga jeta e një heroine të Luftës së Dytë Botërore, romani “Vajzat pa emër” tregon një histori të madhe dashurie, shpagimi dhe sekretesh të tmerrshme, të fshehura për dekada të tëra. Kjo është një pjesë e historisë, e cila nuk duhet të mbetet kurrsesi në harresë.

KAROLINA është një vajzë e pasur amerikane, jeta luksoze dhe e rehatshme e së cilës tronditet nga themelet, kur ushtria e Hitlerit pushton Poloninë, e më pas i hedh sytë nga Franca.

Përtej oqeanit, KASIA KUZMERIK, një adoleshente polake sheh t’i rrëshqasë rinia para syve, kur angazhohet si korriere në lëvizjen ilegale vendase. Një hap i gabuar, mund të sjellë pasoja fatale.

Për HERTA OBERHAUZERIN, mjeken e re dhe ambicioze gjermane, një njoftim, i cili thotë se kërkohen mjekë të rinj në një kamp përqendrimi, do të jetë bileta e saj për një jetë në izolim.

Jetët e tri të rejave do të përplasen kur ndodh e paimagjinueshmja dhe Kasia përfundon në kampin famëkeq nazist të përqendrimit, “Ravensbryk”. Atje, emri i saj dhe i të gjitha grave e vajzave që ndodhen aty, do të harrohet, duke u zëvendësuar me një numër.

Pas luftës, Karolina dhe Kasia do të kërkojnë pareshtur të bëhet drejtësi për ato gra e vajza, të cilat historia i ka harruar. Peripecitë e tyre do të përshkojnë kontinente: nga Nju-Jorku në Paris, Gjermani dhe Poloni.

Një histori që të mbërthen deri në faqen e fundit, në kërkim të së vërtetës.

“MË THUAJ KUSH JAM” JULIA NAVARRO

Guilermoja, një gazetar jo fort i suksesshëm, pranon propozimin e tezes së vet për të hetuar rreth jetës së stërgjyshes, Amelia Garajoa, një grua për të cilën dihej vetëm se kishte braktisur të shoqin dhe të birin pak para se të shpërthente Lufta Civile në Spanjë. Për t’i shpëtuar harresës, duhet ndërtuar historia e saj nga fillimi, duhen vendosur një nga një të gjitha pjesët e puzzle-it të një jete të gjallë e të jashtëzakonshme.

E shënjuar nga katër burra – biznesmeni Santiago Karranza, revolucionari francez Pier Komteja, gazetari amerikan Xhejms Alberti dhe mjeku ushtarak i lidhur me nazizmin Maks von Shuman – historia e Amelias është ajo e një antiheroine, pre e kontradiktave që kthehen në gabime për të cilat nuk do të reshtë kurrë së paguari, qoftë nga dora e pamëshirshme e nazizmit, qoftë nga diktatura sovjetike.

Borgjeze dhe revolucionare, grua dhe dashnore, spiune dhe vrasëse, protagonistja së bashku me një galeri të tërë personazhesh të paharrueshme përjetojnë aventurën e të jetuarit intensivisht një shekull, nga Spanja republikane deri në rënien e Murit të Berlinit, duke kaluar përmes Luftës së Dytës Botërore dhe viteve të errëta të Luftës së Ftohtë. Madridi, Barcelona, Parisi, Moska, Berlini, Londra, Varshava, Buenos Aires dhe Meksika janë vetëm disa nga vendet ku zhvillohet skenari i kësaj vepre të madhe rreth totalitarizmit në historinë e ditëve tona.

Spiunazh dhe intrigë e pastër, dashuri dhe urrejtje zemërthyese, aventurë dhe histori e një shekulli shkatërrimtar, Më thuaj kush jam është pa dyshim romani më i veçantë i Julia Navarros. Një dramë që portretizon kujtesën e shekullit të njëzetë, më tronditësja në histori.

“ANIJA E NUSEVE” NGA JOJO MOYES

Një histori njerëzore e bukur dhe tejet emocionuese. Personazhe që të mbeten gjatë në mendje dhe një dramë që nuk është përshkruar ndonjëherë…Kështu vlerësohet edhe bestselleri i fundit i Jojo Moyes, “Anija e nuseve”

Një seri ngjarjesh dhe disa sekrete përfundimisht bashkojnë katër femra edhe më shumë. Megjithatë, të gjitha tensionet dhe ngjarjet në udhëtim lënë gjurmë të thella në jetën e tyre. Dhe të gjithë do të marrin diçka të ndryshme nga kjo varkë. Për të shkruar “Anija e Nusja” u frymëzua nga historia e gjyshes së saj. Puna është e ndryshme nga romanet e mëparshme të autorit. Gratë janë protagoniste dhe kanë personalitete të forta dhe të përcaktuara mirë. Paraqitur në personin e tretë, libri shmang shkrimin e njohur tashmë nga lexuesit e anglishtes.

Ndërsa leximi është e pamundur për të përcaktuar kujtimet e kujt janë ruajtur në kujtesë. Vetëm në fund, është e qartë se në cilën drejtim të gjithë pranojnë dhe kush tregon historinë. Historia e vërtetë. Gjyshja e autorit, Betty Mki, ishte vetëm 22 vjeç kur u largua nga Australia në kërkim të dashurisë së saj të madhe, Eric, një oficer i ri në marinën skocez, të cilin ajo u takua disa javë më parë. Ajo, si 600 gra të tjera, udhëtoi për rreth dy muaj në kërkim të ëndrrës së njëjtë: të rifillojë jetën pas Luftës së Madhe dhe të gjejë ushtarë për të cilët ata ishin në dashuri./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.