LINDA EVANGELISTA I RIKTHEHET BOTËS SË MODËS PAS NJË PERIUDHE TË VËSHTIRË NGA OPERACIONET ESTETIKE

LINDA EVANGELISTA I RIKTHEHET BOTËS SË MODËS PAS NJË PERIUDHE TË VËSHTIRË E CILA PASOI NGA OPERACIONET ESTETIKE

Supermodelja Linda Evangelista ka festuar rikthimin e saj në modelim pasi më parë kishte folur për një operacion estetik që ajo tha se e kishte lënë “të shpërfytyruar përgjithmonë”.

Evangelista në Instagram ndau një foto nga fushatë e fundit e markës botërore “Fendi” ku ajo shihet me shumë kapele rozë saten të vendosura në kokë derisa pozon me çanta Fendi.

Në mbishkrim, modelja zbuloi se shtëpia luksoze e modës do të zhvillojë një “sfilatë speciale të modës” në Nju Jork për të festuar 25 vjetorin e çantave Fendi Baguette.

Paraqitja e Lindës në reklamën e Fendi-t vjen pasi ajo zbuloi në Shtator 2021, në një postim në Instagram se ishte “e deformuar përgjithmonë” nga procedura popullore e ngrirjes së yndyrës me kriolipolizë. Modelja kanadeze zbuloi se ajo pësoi një sërë efektesh anësore të rralla pasi iu nënshtrua CoolSculpting dhe se dy operacione korrigjuese pasuese ishin “të pasuksesshme”.

“Ja përgjigjet për të gjithë ndjekësit e mi që më kanë pyetur pse nuk po punoj në një kohë kur karriera e bashkëmoshatareve të mija po përparon. Arsyeja është se unë u deformova brutalisht nga procedura CoolSculpting e cila bëri të kundërtën e asaj që ishte premtuar. Qelizat e mia dhjamore u rritën dhe më bënë të shpërfytyruar përgjithmonë edhe pas dy operacioneve korrigjuese të dhimbshme dhe të pasuksesshme. U bëra siç shkruan mediat “e panjohur”, ka shkruar Evangelista në Instagram.

Sipas saj, përveç efekteve anësore fizike kjo përvojë e “shkatërroi” edhe ekzistencën e saj dhe e shtyu atë në një “cikël depresioni të thellë, trishtim të thellë dhe thellësitë më të ulëta të urrejtjes ndaj vetvetes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.