“NUK MUND TA MBAJ MË SEKRETIN” – THOTË RITA ORA NË RRJETE SOCIALE

“NUK MUND TA MBAJ MË SEKRETIN” – THOTË RITA ORA NË RRJETE SOCIALE

Konfirmon se do të jetë pjesë e filmit të Disney-it “Beauty and the Beast”

Këngëtarja dhe kantautorja me prejardhje shqiptare Rita Ora, i është bashkuar kastit paraardhës në ciklin filmik ‘Beauty and The Beast’( E bukura dhe bisha) të Disney Plus.  Lajmi u njoftua të hënën në televizionin Disney.

“Nuk mund ta mbaj më sekretin! Jam jashtëzakonisht e gëzuar që do t’i bashkohem ekipit të aktorëve të serive pararendëse të ‘Beauty and the Beast’! Mbaj mend si fëmijë e kam shikuar vazhdimisht ‘Beauty and the Beast’ me familjen time dhe menjëherë kam rënë në dashuri me muzikën dhe karakteret”.

“As në ëndrrat e mia më të çmendura nuk e kam imagjinuar se do t’i bashkëngjitëm kësaj bote përrallore”, ka shkruar Rita në rrjetet sociale.

Në filmin “Beauty and the Beast” Rita Ora do të luajë si “një e arratisur me aftësi befasuese që mbart me vete një sekret i cili mund të prekë një mbretëri të tërë”. Ajo i bashkohet një kasti që përfshin Josh Gad, Luke Evans, Briana Middleton, Fra Fee dhe Jelani Alladin.

Shfaqja zhvillohet vite përpara ngjarjeve të “Beauty and the Beast” ( E bukura dhe bisha) dhe ndjek Gaston dhe LeFou teksa nisen me njerkën e LeFou, Tilly-n , pasi nga e kaluara e saj del në dritë një sekret befasues. Kjo dërgon treshen në një udhëtim të papritur të mbushur me romancë, komedi dhe aventura, thuhet në përshkrimin e shfaqjes. Ndërsa misteret e së kaluarës zbulohen dhe rreziqet e së tashmes rriten, miqtë e vjetër dhe armiqtë e rinj zbulojnë se kjo mbretëri e njohur strehon shumë sekrete.

Ora i bashkohet kastit të shpallur më parë, ku përfshihen edhe Fra Fee dhe Jelani Alladin. Prodhimi do të fillojë në pranverën e vitit 2022.

“Për këdo që ka pyetur ndonjëherë veten se si një brutal si Gaston dhe një budalla si LeFou mund të ishin bërë miq dhe partnerë ose se si një magjistare mistike erdhi për të bërë atë magji fatale mbi princin e kthyer në bishë, kjo seri më në fund do t’i japë ato përgjigje. … dhe të provokojë pyetje krejtësisht të reja” tha Gary Marsh president i Disney./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.