PANAIRI I LIBRIT “TETOVA 2021”

Prej datës 24 deri më 30 dhjetor 2021 do të mbahet Panairi i librit “Tetova 2021” në Qendrën Tregtare Remall në Tetovë. Sipas organizatorëve të panairit, përfaqësuesve të shtëpive botuese “Syth” dhe “Nobel” kjo ngjarje zhvillohet me qëllim që të mbahet gjallë dashuria për librin,esenca për një shoqëri të shëndoshë.

“Mendoj se lexuesi që do ta vizitoj panairin do të ndahet I kënaqur, pasi ky është edhe qëllimi. Duam që të vazhdojë të zhvillohet, të jetë tradicional. Të mendojmë për librat, të flasim për librat dhe të tubohemi rreth librave. Njëkohësisht të japim edhe mesazhin që jemi dashamirë të librit dhe krah I fuqishëm I tij. “- Vjollcë Berisha

Adhuruesit e librave do të kenë mundësinë që në këtë panair të bëjnë përzgjedhjen e tyre në mesin e mbi 2000 titujve të shkrimtarëve nga vendi, Kosova dhe Shqipëria./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.