PAPA FRANÇESKU: PRINDËRIT PO HUMBIN VLERËN, MË SHUMË PREFEROJNË KAFSHËT SE FËMIJË

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku të mërkurën  i’u drejtua çifteve që nuk duan fëmijë me kritika, duke theksuar se shumë vende po plaken ,pasi po mungojnë brezat e rinj.

“Shumë çifte nuk kanë fëmijë sepse nuk duan të kenë ose kanë vetëm një fëmijë sepse nuk duan të kenë më shumë. Por këto çifte preferojnë më shumë të kenë dy qenë dhe dy mace, pasi qentë dhe macet zëvendësojnë fëmijët. E kuptoj se ju do të qeshni, por realiteti është ky”, tha kreu i Kishës Katolike.

Papa 85-vjeçar theksoi se shumë vende po plaken, pasi u mungojnë brezat e rinj, duke shtuar më tej se edhe prindërimi ka humbur vlerën e tij.

“Ata që jetojnë mes njerëzve dhe vendosin të martohen duhet të mendojnë për të pasur fëmijë”, theksoi Papa.

Të kesh fëmijë sot në mënyrë natyrale apo nëpërmjet birësimit është e vështirë, por të mos kesh asnjë fëmijë është një vështirësi edhe më e madhe. Italia po përballet me një krizë demografike, pasi niveli i lindjeve në këtë vend është në rënie, tha Françesku, transmetojnë mediat në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published.