PRESIDENTJA E PARË GRUA E FESTIVALIT TË FILMIT NË KANË

PRESIDENTJA E PARË GRUA E FESTIVALIT TË FILMIT NË KANË

Bordi drejtues i Shoqatës së Festivaleve të Filmit në Francë ka zgjedhur Iris Nobloch, ish-drejtuesen e Warner Bros-it si presidente të Festivalit të Filmit në Kanë.

“Këshilli i Shoqatës ka emëruar Iris Nobloch si presidenten e parë grua të Festivalit të Filmit në Kanë. Ajo do të marrë detyrën më 1 korrik për një mandat trevjeçar”, thuhet në deklaratë.

Sipas rregullores së festivalit presidenti zgjidhet me votim të fshehtë.

“Më vjen mirë që Iris Nobloch do të na bashkohet dhe jam i lumtur që i lë asaj ‘shkopin’, pasi padyshim që ajo do të tregojë vizion dhe talentin në pozicionin e saj të ri”, tha Pierre Lescaut, presidenti aktual i festivalit.

Nobloch ka punuar për Warner Media gjatë 15 viteve për Francën, Beneluksin, Austrinë, Gjermaninë dhe Zvicrën. Ajo gjithashtu ka luajtur në filma të Clint Eastwood, Christopher Nolan, Stanley Kubrick dhe Steven Soderbergh. Në vitin 2008 iu dha titulli i nderit “Chevalier de l’Ordre de la Legion d’Honneur”.

Festivali i Filmit në Kanë 2022 do të mbahet nga 17 deri më 28 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.