SONTE FINALJA E EUROVIZION, ÇFAR PARALAJMËRON ALBANA KELMENDI, E CILA PËRFAQËSON SHQIPËRINË?

SONTE FINALJA E EUROVIZION, ÇFAR PARALAJMËRON ALBANA KELMENDI, E CILA PËRFAQËSON SHQIPËRINË?

Sonte mbahet finalja e madhe e Eurovizionit, ku një vend ka zënë edhe Shqipëria, e cila po përfaqësohet nga Albina Kelmendi bashkë me familjen e saj, me këngën “Duaje” të interpretuar në gjuhën shqipe.

“E veçanta në skenën e Liverpoolit është se po këndohet shqip dhe po përfaqësohet në mënyrën më të mirë me atë që e meritojnë të gjithë shqiptarët, e kjo është ndjenja më e mirë, e sidomos kur po dëgjohet publiku duke kënduar shqip”, ka deklaruar Albana Kelmendi për Klan Kosova.

Këngën “Duaje” u vendos të këndohet në shqip, pasi secili shtet duhet ta përfaqësojë kombin dhe gjuhen e vet tha Kelmendi.

“Ne kemi ardhur me një mesazh të rëndësishëm, dhe as s’kemi pasur mundësi të mendojmë ta përkthejmë tekstin në gjuhë tjetër sepse kjo këngë më së bukur tingëllon në gjuhen e vet, gjuhen shqipe”, tha Kelmendi.

Kelmendi foli edhe për përshtypjet e këngëtarëve të tjerë në Eurovizion, ku tha se fakti që janë si familje, po i bën shumë përshtypje.

“Përshtypjet e këngëtarëve të tjerë për këngën tonë janë shumë të mira. Iu bënë shumë përshtypje fakti që jemi si familje, s’iu besohet dhe gjithë kohës kemi pyetje se a janë prindërit, motrat e vëllai”, tha përfaqësueja e Shqipërisë në Eurovizion Albana Kelmendi.

Ndërsa, në një postim në rrjetin social Instagram, Albina teksa iu drejtua të gjithë shqiptarëve, tha se e ka ndjerë se i ka patur pranë që në muajin dhjetor, kur siguroi votat dhe zemrat e publikut me këngën “Duje”.

“E kam zemrën plot! Emosione unike e shumë të mëdha! E dija, ju kam ndjerë që keni me mua që nga Dhjetori e deri më sot. Kam besuar që bashkë do t’ja dilnim e ja ku jemi! Bashkë drejt finales, me ju të shtunën plot krenari e sukses! Ju dua”, shkroi Albina.

Në gjysmëfinalen e dytë u zgjodhën edhe 10 shtetet finaliste nga 16 që morën pjesë në garë të cilat janë Shqipëria, Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia, Sllovenia

Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan janë Kroacia, Moldavia, Zvicra, Izraeli, Finlanda, Çekia, Portugalia, Suedia, Serbia, Norvegjia. Ndërkohë në finale do të jenë, si gjithmonë edhe Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Finalja e madhe do të mbahet sonte 13 maj në M&S Bank Arena në Liverpool, Britani e Madhe, ndërsa Albana dhe familja Kelmendi paralajmërojnë një sukses të madh në përfaqësimin e Shqipërisë dhe të gjith shqiptsarëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.